×
nafta

Prodhimi i naftës në Rusi do të rritet në bazë të përfundimeve të vitit në vazhdim me 1.2% - deri në 523.2 milionë ton, eksportet e gazit rus në të njëjtin vit do të rriten me 8% - deri në 193 miliardë metra kub, njoftohet në raportin e Ministrisë së Energjetikës të Federatës Ruse.

Siria dhe kompania ndërshtetërore e naftës "Sojuzneftegaz" nënshkruan marrëveshjen për kërkimin e naftës në shelfin e këtij vendi arab. Detajet e saj nuk janë bërë të njohura ende.

Rusia dhe Kazakistani, pas bisedimeve të presidentëve të dy vendeve, respektivisht Vladimir Putin dhe Nursulltan Nazarbajev, nënshkruan marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në fushën e transportimit të naftës ruse në Kinë përmes territorit të Kazakistanit.

Kompania "Gazprom" ka filluar prodhimin e naftës në vendburimin Prirazllomnoje (Prirazlomnoye), i cili është projekti i parë në historinë e Rusisë i destinuar për shfrytëzimin e burimeve të shelfit Arktik rus, thuhet në njoftimin për shtyp të Holdingut të gazit.

Qeveria e vetëshpallur e Cyrenaica, që ndodhet në pjesën lindore të Libisë, njoftoi krijimin e kompanisë së vet të naftës me emrin "Korporata libiane e naftës dhe gazit", e cila kontrollon terminalet e naftës në Tobruk, Brega dhe në disa porte.

Kompania ruse e naftës "Rosneft" dhe ajo kineze "Sinopec" gjatë vizitës së Kryeministrit rus Dimitri Medvediev në Kinë nënshkruan memorandumin e një kontrate eksporti në kushtet e parapagimit.

Çmimi i naftës WTI në ankandet e 21 tetorit për herë të parë që nga korriku i këtij viti ra nën 100 $, dëshmojnë të dhënat e bursës tregtare të Nju Jorkut.

Të drejtën për të nxjerrë naftë në Arktik do ta kenë vetëm kompanitë, të cilat zotërojnë metoda të likuidimit të derdhjeve nën akull dhe kapacitetet e mjaftueshme financiare, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në Forumin ndërkombëtar "Arktiku - territori i Dialogut".

Kompania ruse "Zarubezhneft" mori autorizimin për të punuar në Iran. Kompania do të zhvillojë Khayam - një nga vendburimet më të mëdha të gazit në vend. Rezervat e gazit atje vlerësohen në 260 miliardë m3.

Sot çmimet e naftës po rriten, pasi Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan miratoi projektrezolutën e propozuar nga Shtëpia e Bardhë, e cila autorizon përdorimin e forcës ushtarake në Siri.

Autoritetet libiane kanë premtuar të fillojnë në shtator procesin gjyqësor ndaj djalit të Muammar Gaddafi - Seif al-Islam Gaddafi. Vërtetë, vetë i pandehuri nuk është ende në duart e tyre. Ai u kap nga rebelët në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë mbahet i ngujuar në burgun e qytetit të Zintan. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për ta transferuar Seif al-Islam Gaddafi në kryeqytetin e vendit autoritetet lokale i injorojnë krejtësisht.

Plot një çerek shekulli më parë, më 20 gusht të vitit 1988, hyri në fuqi armëpushimi mes Irakut dhe Iranit. Përfundoi lufta e përgjakshme 8-vjeçare. Sipas mendimit të ekspertëve, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk e arriti fitoren e pakushtëzuar.

Organizata joqeveritare "Arkivi i Sigurisë Kombëtare" (ang. "National Security Archive") përhapi në Uashington ​​një dokument, në të cilin CIA për herë të parë pranon zyrtarisht rolin e saj në grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran, kur u rrëzua Kryeministri i zgjedhur demokratikisht, Mohammed Mossadegh.

Në Iran u zbuluan rezerva të naftës me një shumë rekord prej 1.8 trilionë $.

Kompanitë ruse të naftës po rrisin aktivitetet e tyre në Irak. Atje tashmë që prej kohësh punojnë “Lukoil” dhe “Bashneft”, ndërsa deri në fund të vitit duhet të fillojë shfrytëzimin e vendburimit të hidrokarbureve Badra kompania "Gazprom Neft".

India synon të rrisë vëllimin e blerjeve të naftës nga Irani pa dalë përtej kuadrit të sanksioneve të vendosura nga OKB-ja kundër Teheranit.

Presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto propozoi zhvillimin e një reforme në shkallë të gjerë në sektorin e naftës, e cila duhet të lejojë kompanitë e huaja t'i rikthehen tregut vendas pas 75 vitesh.

Në Gjirin Persik nga një cisternë indiane ndodhi rrjedhje e naftës.

Federata joqeveritare mbarëkineze e mbrojtjes së mjedisit rrethues ka ngritur një padi kundër Administratës shtetërore oqeanike për rinovimin e licencës së kompanisë amerikane "ConocoPhillips" për punë në Gjirin Bohai.

Njolla e naftës, e krijuar si rezultat i derdhjes së naftës së papërpunuar (bruto) në Detin e Kinës Jugore, ka arritur tashmë në një nga plazhet e ishullit turistik Samet në Gjirin e Tajlandës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30