×
ushtria, Gusht 2013

Grupi radikal "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" i lidhur me organizatën terroriste ndërkombëtare "Al-Qaeda" kërcënoi të derdhë mbi autoritetet e Sirisë "një vullkan hakmarrje", në qoftë se do të konfirmohen njoftimet mbi përdorimin e armës kimike nga forcat qeveritare siriane pranë Damaskut.

Autoritetet e Sirisë u kanë dorëzuar inspektorëve të OKB-së, të cilët po merren tani me hetimin e përdorimit të armës kimike, prova faktike që nuk kanë vënë në përdorim substanca toksike, deklaroi për gazetarët në Damask Zv.Ministri i Jashtëm i Sirisë, Fajsal Mikdad (Faysal Miqdad).

Ushtria e Arabisë Saudite është vënë në gjendje gatishmërie të lartë luftarake në sfondin e deklaratave të vendeve perëndimore në qarkullim për të sulmuar Sirinë, njoftuan mediat.

Izraeli filloi dislokimin e komplekseve të veta raketore "Patriot" në veri të vendit pranë qytetit të Haifës. Sipas njoftimit të mediave, këto masa po merren për shkak të situatës së përkeqësuar rreth Sirisë.

Ushtria britanike po përgatit një plan emergjent veprimesh në lidhje me përdorimin e armës kimike në Siri, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryeministri britanik David Cameron.

Ministria e Industrisë e Federatës Ruse ka porositur zhvillimin e një teknologjie për prodhimin e blindave fibrore për lloje të ndryshme të automjeteve.

Ushtarakët izraelitë po verifikojnë njoftimet për një sulm me raketa në pjesën veriore të vendit, ku u aktivizuan sirenat e alarmit ajror, dhe ku, sipas njoftimeve të mediave lokale, u dëgjuan disa shpërthime.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka përfshirë në armatimet e veta rreth 20 lloje modelesh të pajisjeve ushtarake inflatable (të fryra, të mbushura me ajër).

Misioni i përbashkët i Estonisë dhe Finlandës nga 19 deri më 23 gusht do të realizojë një fluturim inspektimi mbi territorin e Rusisë në kuadër të përmbushjes së Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur për të mbikëqyrur objektet ushtarake.

Në ushtrinë ruse do të zhvillojnë rregullisht që këtej e tutje garat e biatlonit me tanke.

Autoritetet e Perusë u shprehën të sigurtë se ata kanë arritur të vrasin dy nga katër liderët e grupit rebel maoist "Sendero Luminoso".

Konstruktorët rusë po zhvillojnë teknologjinë e prodhimit të materialeve të blinduara bazuar mbi nano-pluhurin e karbidit të borit.

Gjuajtësi shumëqëllimor rus i gjeneratës së 5-të "PAK FA" (russ. ПАК ФА "T-50") do të testohet nga Forcat Ushtarake Ajrore (FUA) të Rusisë në tremujorin e katërt të vitit 2013, njoftoi Komandanti i Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, Gjeneral-lejtnanti Viktor Bondarjov.

Për Forcat Ajrore ruse të Desantit do të zhvillojnë një hibrid unikal të makinës luftarake dhe helikopterit gjuajtës.

Në një fjalim, mbajtur në nder të përvjetorit të 67-të të ushtrisë, Presidenti sirian Bashar Al-Assad deklaroi se "është i bindur për fitoren" mbi rebelët.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
5
7
8
9
10
11
12
14
15
16
17
18
21
23
24
25
29
30
31