×
armatime, Tetor 2013

Organizata indiane e Kërkimeve dhe Projektimeve në sferën e Mbrojtjes (DRDO) paraqiti në ekspozitën ndërkombëtare të teknologjive aerokozmike dhe të mbrojtjes Seoul International Aerospace and Defence Exhibition (Seoul ADEX 2013) në Korenë e Jugut raketën e re taktike "Pragati".

Në SHBA, natën e 28 tetorit duke u gdhirë data 29, u lëshua në ujë "shkatërruesi (destroyer) i parë amerikan i së ardhmes", të cilit planifikohet t’i vihet emri "Zumwalt".

Prototipi i pestë i gjuajtësit me mjaft perspektivë të aviacionit taktik "T-50" (PAK FA) më 27 tetor të vitit 2013 kreu fluturimin e vet të parë.

Televizioni iranian shfaqi testimet demonstruese të avionit pa pilot iranian kamikaz, i projektuar për të shkatërruar objektivat stacionare dhe lëvizëse.

Filluan testimet e fluturimeve të gjuajtësve të rinj të kuvertës "MiG-29K/KUB" të destinuara për Flotën Ushtarake Detare të Rusisë.

Helikoptermbajtësja e parë ruse e tipit "Mistral" do të pajiset me 4 motoskafë desanti të prodhimit francez, njoftoi një burim në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë.

Pentagoni ka bërë të ditura planet për t'i shitur aleatëve të saj në Gjirin Persik raketa dhe municione me një vlerë prej 10,8 miliardë $.

Përmbushja e kontratës për furnizimin e armëve ruse në Irak tashmë ka filluar, njoftoi këshilltari i Kryeministrit të Irakut, Ali Al Musawi.

Furnizimi me armë i grupeve ilegale minon bazat e sigurisë në botë.

Instituti i Kërkimeve Teknike dhe Projektimeve i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë publikoi informacionin mbi zhvillimin nga ana e tij të autoblindës me rrota Maneuver Combat Vehicle (MCV), të pajisur me një top të kalibrit 105 mm.

Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërpresin ndihmën ushtarake në të holla dhe armë të rënda për Egjiptin "për aq kohë sa nuk do të arrihet përparimi i besueshëm në drejtim të një qeverie të zgjedhur në rrugë demokratike", thuhet në deklaratën me shkrim të Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit deklaroi se forcat e armatosura të Kinës do të arrijnë nivelin e duhur të zhvillimit teknik dhe do të mund të marrin nën kontrollin e vet territorin e Ishullit në vitin 2020.

Rusia dhe Irani do të rifillojnë bisedimet mbi furnizimin e komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore, njofton botimi rus "Njezavisimaja Gazeta".

Regjimenti i radhës i sistemit të raketave të mbrojtjes kundërajrore "S-400" do të hyjë në përbërje të Trupave të mbrojtjes kundër​​ajrore dhe kozmike para përfundimit të këtij viti dhe do të dislokohet në rajonin e Moskës.

Forcat e armatosura të Indisë të hënën testuan me sukses raketën balistike "Prithvi-II", e cila mund të mbajë një mbushje bërthamore për një distancë prej rreth 350 km.

Një fotograf amator filmoi në kamera uljen e "F-22", i vetmi gjuajtës i brezit të pestë në përbërje të Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së, në Ishujt Azore.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
12
13
15
16
19
20
21
23
25
26
27
31