×
armatime, 2013

Dy komplete regjimentesh të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф") iu dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë në poligonin Kapustin Jar të rajonit të Astrahanit, njoftuan të enjten në shërbimin për shtyp të Holdingut "Almaz-Antej" ("Алмаз-Антей").

Autoritetet japoneze kanë deklaruar për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes. Në pesë vitet e ardhshme qeveria japoneze ka në plan të shpenzojë për objektivat ushtarake më shumë se 240 miliardë $.

Udhëheqja politiko-ushtarake e Rusisë mund të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me modernizimin e kryqëzorit raketor bërthamor, të lënë në rezervë, "Admiral Nahimov". Supozohet se pas modernizimit kryqëzori do të bëhet pjesë e Flotës ruse të Oqeanit Paqësor.

Rusia dhe India ranë dakord për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në Indi për prodhimin dhe mirëmbajtjen e predhave reaktive për sistemin reaktiv rus të zjarrit me breshëri (russ. ПСЗО; shqip PSZO) "Smjerç", njoftuan në kompaninë shtetërore ruse të eksportit të armatimeve "Rosoboroneksport".

Rusia aty nga viti 2020 mund të arrijë në sferën e eksporteve të armëve vëllimin prej rreth 50 miliardë dollarë në vit, deklaroi Zëvendës kryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin.

Rusia është e gatshme të përdorë armën bërthamore në rast të ndonjë sulmi mbi të me qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore, deklaroi Zëvendës kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Irani këmbëngul në zbatimin nga Rusia të detyrimeve të saj për furnizimin e vendit me sistemet raketore kundër-ajrore "S-300", deklaroi Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif.

Ndërmarrja kineze e ndërtimit të avionëve "Shenyang Aircraft Corporation" filloi prodhimin në seri të gjuajtësve të rinj të kuvertës "J-15", me të cilët planifikohet të pajiset grupi ajror i aeroplanmbajtëses "Liaoning" dhe anijeve të ardhshme aeroplanmbajtëse.

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe ndërmarrja e Kazanit "Enix" nënshkruan një kontratë për furnizimin e trupave ushtarake me 34 avionë zbulimi pa pilot me rreze të shkurtër veprimi.

Në fund të nëntorit Kina i bëri të shqetësohen e të mendohen seriozisht fqinjët dhe rivalët e saj me fluturimin e suksesshëm të avionit të padukshëm pa pilot (drone) të projektimit vetiak. Sipas të dhënave të disa ekspertëve, Kina tashmë zë vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht numrit disponues të aparateve fluturuese pa pilot (UAVs) për qëllime ushtarake. Ndërsa për shkallën e gjerë të përdorimit të UAVs pozita kryesuese zënë SHBA-ja dhe Izraeli.

Prej të gjitha vendeve evropiane, pikërisht me Greqinë Rusia ka bashkëpunimin më të avancuar tekniko-ushtarak. Përkundër presionit që ushtrohet mbi ta nga ana e BE-së dhe NATO-s, grekët vazhdojnë të blejnë teknikë ushtarake ruse. Përse janë kaq atraktive për Athinën produktet tona ushtarake dhe çfarë mund të pritet nga vizita e ardhshme e Ministrit rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në Greqi?

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se arma me precizion të lartë është shndërruar tashmë në një alternativë reale të asaj bërthamore.

22 raketa balistike ndërkontinentale do të bëhen pjesë e armatimeve të Trupave raketore të destinacionit strategjik të Rusisë në vitin 2014, njoftoi Presidenti i vendit Vladimir Putin.

Ushtria ruse para fundit të këtij viti do të marrë dy komplete regjimentesh të sistemit raketor kundërajror "S-400", njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i "Almaz-Antey", Vlladisllav Menshikov.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehqan, prezantoi sot aparatin e ri strategjik fluturues pa pilot "Fotros" të Iranit.

Koncerni rus "Almaz-Antej" krijoi kompleksin më të ri të mbrojtjes kundërajrore për trupat tokësore me rreze të shkurtër veprimi "Tor-M2" me karakteristika të avancuara përkatësisht distancës së goditjes së objektivave dhe me municion të dyfishuar, njoftoi ditën e enjte Nënkryetari i kompanisë së zhvillimit tekniko-shkencor.

Brigada raketore e Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë mori të enjten në përbërje të armatimeve të veta kompletin e kompleksit raketor "Iskander-M".

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë zhvilloi bisedime me përfaqësuesit e Ukrainës në lidhje me mundësinë e prodhimit të përbashkët në territorin polak të sistemeve raketore antitank.

Kajro po merr në konsideratë mundësinë e blerjes së armëve ruse, deklaroi Ministri i Jashtëm egjiptian, Nabil Fahmi, në një intervistë për kanalin televiziv "Russia Today".

Më 9 nëntor Irani vuri në veprim ndërmarrjen për prodhimin e komplekseve të reja raketore të mbrojtjes kundërajrore "Sayyad-2" ("Hunter-2"), njofton "Press TV".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
7
8
9
10
11
12
13
16
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
30