×
konflikt, 26 gusht 2013

Ekspertët e OKB-së për armët kimike që ndodhen aktualisht me mision në Siri u qëlluan nga snajperët. Makina, me të cilën ekspertët po udhëtonin nga Damasku për në zonën e sulmit kimik, u shpua në disa vende nga plumbat.

Raundi i katërt i bisedimeve palestinezo-izraelite të paqes u anulua sot për shkak të vdekjes së tre palestinezë gjatë përleshjeve me policinë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Rusia nuk ka ndërmend të luftojë me askënd, madje edhe në rast të një ndërhyrjeje ushtarake në konfliktin sirian, deklaroi Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë urgjente për shtyp në Moskë.

Turqia do të bashkohet me çdo koalicion kundër regjimit të Assadit, edhe në qoftë se nuk do të ketë një vendim zyrtar për këtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
10
11
12
14
17
18
19
20
21
22
24
25
27
30
31