×
konflikt, 14 shkurt 2013
Autoritetet sudaneze arrestuan në shtetin e Kassala, në lindje të vendit, 20 persona të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore.
Koreja e Veriut ka kryer një provë bërthamore të radhës. I marrë në vetvete ky shpërthim nuk përbën ndonjë rrezik të veçantë për mjedisin - mjafton një fuqi e vogël (për ngarkesën, mbushjen bërthamore) dhe një thellësi e madhe. Është e qartë se vendet fqinje kanë forcuar monitorimin e rrezatimit, por ky është më tepër një veprim public relations (PR) se sa një shqetësim real.
Së paku 16 vetë mbetën të vrarë si pasojë e një serie shpërthimesh në veriperëndim të Pakistanit, dhjetra të tjerë u plagosën, njoftuan autoritetet lokale.
Gjykata e Argjentinës më 14 shkurt e shpalli kishën katolike vendase të përfshirë në krimet e kryera nga junta ushtarake që sundoi në vend nga viti 1976-1983.
Në Korenë e Jugut paraqitën raketat, të cilat janë në gjendje të godasin “çdo lloj objektivi në Korenë e Veriut”. Në videon prezantuese figuronte lëshimi i raketës nga një nëndetëse dhe nga një luftanije.
Në Pakistan një autobus me bashkëpunëtorë të policisë pro-qeveritare u hodh në herë pas ndeshjes me një minë në rrugë. Si rezultat shtatë vetë u vranë dhe 13 të tjerë u lënduan.
Një grup njerëzish të armatosur rrëmbyen 45 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët po udhëtonin me autobus nga provinca siriane Idlib për në Damask, njofton kanali televiziv satelitor "Al-Mayadin". Detaje të tjera në lidhje me incidentin nuk njoftohen ende.
Në territorin e Sirisë u vra gjenerali iranian i Korpusit elitar të Rojeve të Revolucionit Islamik, Hassan Shateri. Trupi i tij u dërgua sot në Teheran. Pas ceremonisë funerale të dhënies së lamtumirës së fundit, ai do të varroset.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
9
10
16
17
23
24