×
konflikt, 8 janar 2013
Sipas vlerësimeve të OKB-së, rreth 1 milion sirianë janë duke vuajtur nga uria për shkak të kufizimeve të qeverisë lidhur me shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Udhëheqësja e opozitës ukrainase Julia Timoshenko, e cila ndodhet aktualisht në burg, ka deklaruar mbi aktin e saj të mosbindjes civile.
Dy ushtarë indianë u vranë të martën si pasojë e një sulmi të befasishëm të ushtarakëve pakistanezë mbi një postbllok indian në Kashmir.
Ushtarët turq vranë 12 rebelë kurdë gjatë përleshjeve të armatosura në kufirin turko-irakian.
Në Vjetnam nisi procesi gjyqësor kundër 14 aktivistëve, të akuzuar për përgatitjen e përmbysjes së qeverisë së vendit.
Autoritetet pakistaneze deklaruan se si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve amerikanë pa pilot
Më shumë se 60 policë u lënduan si pasojë e trazirave në Belfast, të cilat vazhduan për të pestën natë me radhë. Që prej datës 3 janar janë arrestuar pothuajse 100 pjesëmarrës të protestave.
Ministria e Jashtme e Japonisë i shprehu protestë ambasadorit të Kinës në lidhje me praninë e anijeve kineze në Ishujt Senkaku, sovranitetin e Japonisë ndaj të cilëve Kina nuk e pranon kurrsesi.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
12
13
14
15
17
19
20
21
22
26
27