×
konflikt, 2013

Era e apokalipsit bërthamor global përfundoi. Erdhi koha e konflikteve bërthamore lokale. Dhe secili prej tyre është i aftë për ta vënë njerëzimin në prag të ekzistencës.

Sot ushtria izraelite hapi zjarr ndaj disa objektivave në territorin sirian në kundërpërgjigje të sulmit nga përtej kufirit, njoftoi komanda e Ushtrisë së Mbrojtjes së Izraelit (Israel Defense Forces).

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u bëri thirrje të gjitha partive në Tajlandë që të vetëpërmbahen dhe të mos arrijnë deri në përdorimin e dhunës.

Koreja e Veriut ka kërcënuar se do ta shndërrojë rezidencën presidenciale të Koresë së Jugut në një "det zjarri" në përvjetorin e tretë të bombardimit të ishullit koreanojugor Yeonpyeong pranë kufirit të përbashkët.

Arabia Saudite është e gatshme t’i vërë në dispozicion Izraelit aerodromet e veta ushtarake dhe t’i ofrojë një kompleks të tërë shërbimesh, në qoftë se Tel Avivi do të vendosë të godasë Iranin. Ky lajm fantastik është përhapur kohët e fundit nga mediat botërore. Në fakt, disa ekspertë nuk e quajnë aspak të mbinatyrshëm një skenar të tillë të zhvillimit të ngjarjeve.

Të paktën pesë militantë palestinezë u vranë dhe një numër po i tillë ushtarësh izraelitë u plagosën gjatë përleshjeve në kufirin me Rripin e Gazës, njoftoi shërbimi për shtyp i Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe krahu luftarak i lëvizjes në pushtet në enklavë "Hamas".

Dokumenti përfundimtar i takimit të "Grupit të Miqve të Sirisë" në Londër është një kërcënim i maskuar keq për përdorimin e forcës ushtarake kundër Damaskut, çka është absolutisht e papranueshme.

Uji nga burim i jetës në tokë është duke u shndërruar gradualisht në rrezik kërcënues për ekzistencën e kombeve të tëra. Popullsia e botës është në rritje dhe po konsumon gjithnjë e më shumë burime natyrore. Gjëja e parë, me të cilën mund të përballen njerëzit në të ardhmen e afërt, është mungesa globale e ujit.

Rusia, Bota, Afrika, konflikt, luftë, Baikali, Azia, uji i ëmbël

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëbuan tre diplomatët e Venezuelës, duke përfshirë këtu të ngarkuarin me punë, sekretarin e dytë dhe konsullin.

Rajoni historik i Fezzan në jugperëndim të Libisë e shpalli veten krahinë autonome, njoftoi kanali televiziv Al Arabiya.

Në Egjipt mbështetësit e Presidentit të rrëzuar, Mohammed Mursi, u bëjnë thirrje bashkëkombasve që më 19 shtator të fikin telefonat e tyre celularë.

Lideri i budistëve të Tibetit, Dalai Lama XIV, i cili ndodhet për një vizitë jozyrtare në Letoni, mendon se konflikti sirian duhet të zgjidhet me ndihmën e negociatave, dhe jo të armëve.

Nuk ekziston asnjë zgjidhje ushtarake e konfliktit sirian, zgjidhja mund të arrihet vetëm nëpërmjet rrugës politike, shprehet i bindur Kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy.

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal al-Mikdad, u bëri thirrje vendeve fqinje që të përmbahen nga pjesëmarrja në operacionin ushtarak amerikan kundër Damaskut.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të mbështesë çdo lloj koalicioni kundër qeverisë së Sirisë, njofton botimi libanez "Daily Star".

Autoritetet libiane kanë premtuar të fillojnë në shtator procesin gjyqësor ndaj djalit të Muammar Gaddafi - Seif al-Islam Gaddafi. Vërtetë, vetë i pandehuri nuk është ende në duart e tyre. Ai u kap nga rebelët në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë mbahet i ngujuar në burgun e qytetit të Zintan. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për ta transferuar Seif al-Islam Gaddafi në kryeqytetin e vendit autoritetet lokale i injorojnë krejtësisht.

Në kryeqytetin e Sirisë perspektiva e ndërmarrjes së sulmit ushtarak mbi vendin po shkakton një shqetësim në rritje.

Helikopterët e forcave paqeruajtëse të OKB-së bombarduan pozicionet e rebelëve të grupit "M-23" në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, njofton shërbimi për shtyp i Organizatës.

Ekspertët e OKB-së për armët kimike që ndodhen aktualisht me mision në Siri u qëlluan nga snajperët. Makina, me të cilën ekspertët po udhëtonin nga Damasku për në zonën e sulmit kimik, u shpua në disa vende nga plumbat.

Raundi i katërt i bisedimeve palestinezo-izraelite të paqes u anulua sot për shkak të vdekjes së tre palestinezë gjatë përleshjeve me policinë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
12
13
14
15
17
19
20
21
22
26
27