×
konflikt, 15 tetor 2012
Në jug-lindje të Turqisë në një rajon malor në betejën me ushtarakët, të cilët vunë në përdorim helikopterët, u vranë 6 militantë Partisë Punëtore të Kurdistanit.
BE-ja është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Mali-së për të luftuar kundër islamistëve në veri të vendit.
Numri i refugjatëve sirianë në Turqi i kaloi të 100 mijë vetët. Kjo u njoftua sot nga Drejtoria e qeverisë turke për situatat e jashtëzakonshme.
Qeveria e Filipineve dhe rebelët islamikë nënshkruan të hënën një marrëveshje, në të cilën përshkruhen deri në detaje fazat e zgjidhjes së konfliktit ndërmjet tyre.
Në qytetin Dakoro, në pjesën qendrore të Nigerit, persona të armatosur të panjohur rrëmbyen katër mjekë të një organizate ndërkombëtare humanitare.
Në Pakistan gjashtë policë u vranë dhe 12 të tjerë u lënduan si rezultat i një sulm militant mbi një stacion policie në verilindje të vendit. Incidenti ndodhi natën e kaluar në afërsi të qytetit Peshawar.
Autoritetet turke detyruan të ulej në aeroportin e qytetit Erzurum një avion, i cili fluturonte nga Armenia për në qytetin sirian Aleppo. Sipas njoftimeve të autoriteteve turke, po zhvillohet inspektimi i avionit, i cili, siç thuhet me siguri, transporton ndihma humanitare.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
6
7
9
13
14
20
21
27
28