×
konflikt, 21 shtator 2012
Në Pakistan vazhdojnë aksionet e protestës antiamerikane të shumfishta kundër shfaqjes së filmit provokues "Pafajësia e Myslimanëve". Në Islamabad protestuesit thyen disa postblloqe të policisë dhe kanë vënë zjarr në një sërë stacionesh policie.
Me rastin e "Ditës së dashurisë për Profetin Muhamed", që festohet sot në Pakistan, autoritetet po përgatiten për protesta masive antiamerikane dhe antifranceze. Në Islamabad, Karaçi, Lahore, Peshavar dhe qytete të tjera është ndërprerë rrjeti telefonik celular.
Në Tajlandë gjëmoi një shpërthim. Si rezultat i incidentit pesë persona u vranë dhe 40 të tjerë morrën plagë të gradëve të ndryshme të vështirësisë. Për këtë njoftojnë mediat lokale.
Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad mendon se grupet e armatosura opozitare janë të destinuar të dështojnë në luftën kundër qeverisë. Megjithatë, ai u bëri thirrje kundërshtarëve të tij për dialog.
Misionet diplomatike të Francës dhe SHBA-ve do të mbyllen sot në më shumë se 20 vende arabe.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2012
1
2
7
8
9
15
16
22
23
29
30