×
konflikt, 11 shtator 2012
Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën si rezultat i një shpërthim që ndodhi sot në Stamboll. Siç njoftoi televizioni turk, një terrorist kamikaze hodhi veten në erë në një stacion policie në rajonin Sultangazi.
Rusia rriti deri në 1 miliard euro kërkesën ndaj Bullgarisë për shkeljen e kontratës për ndërtimin e elektrostacionit atomik "Belene".
Autoritetet kineze dërguan dy anije patrullimi në Ishujt e diskutueshëm Senkaku me qëllim që të forcojë "sovranitetin kombëtar" mbi ishujt.
Mjeku personal i kryetarit të ndjerë të "Al-Qaeda" Osama bin Laden, i dënuar në Pakistan me 33 vjet burg Shakil Afridi njoftoi kanalin televiziv amerikan Fox News, se shërbimi i inteligjencës (Inter-Services Intelligence, ISI) pakistanez i konsideron SHBA armikun e tij më të keq.
Në Kenia si rezultat i përleshjeve të fermerëve dhe blegtorëve u vranë 38 persona, njofton Kryqi i Kuq. Midis të vdekurve ka fëmijë dhe një polic.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2012
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2012
1
2
7
8
9
15
16
22
23
29
30