×
konflikt, 28 maj 2012
I dërguari special i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe Kofi Annan mbërriti ditën e hënë në Damask, njofton kanali televizv shtetëror sirian. Pritet që Kofi Annan të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm sirian si dhe me Presidentin Bashar Al-Assad.
Në veriperëndim të Pakistanit afër kufirit me Afganistanin për shkak të zjarrit nga një avion amerikan pa pilot u vranë shtatë militantë. Për këtë deklaruan zyrtarët në shërbim e zbulimit pakistanez.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së në takimi e jashtëradhës diskutoi përkeqësimin e situatës në Siri. Çështja kryesore ishte masakra në qytetin Houla, ku si rezultat i zjarrit gjetën vdekjen, sipas të dhënave të fundit, rreth 120 persona dhe disa qindra janë plagosur. Në rezolutën e miratuar anëtarët e Këshillit të Sigurimit dënuan autoritetet siriane për zjarrin në qytet me tanke e artileri dhe për vrasjen e banorëve paqësorë.
Grupimi rebel i majtë radikal kolumbian FARC premtoi të lirojë ditën e mërkurë gazetarin francez Romeo Langlois, të cilin ajo e mban peng prej një muaji.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së në një takim të jashtëzakonshëm dënoi unanimisht autoritetet siriane për vrasjen e të paktën 108 personave, midis të cilëve 34 fëmijë, në qytetin sirian Houla.
Operacion ushtarak kundër Iranit është përpunuar dhe është gati për zbatim, deklaroi Ministri i Mbrojtjes së SHBA-ve Leon Panetta ditën e dielë në intervistën për programin "This Week" të kanalit televiziv ABC News.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
5
6
9
12
13
19
20
23
26
27