×
konflikt, Janar 2012
Forcat qeveritare të Sirisë morën rrethinat lindore të Damaskut, pas disa orë luftimesh me opozitën e armatosur. Kjo e fundit, nga ana e saj, deklaroi se bëri një zbrapsje taktike.
Shtetet e Bashkuara do të marrin hapat e nevojshëm, duke përfshirë edhe ata ushtarakë, për të ndaluar zhvillimin e armës bërthamore nga Irani, deklaroi të dielën në intervistën e vet dhënë CBS Shefi i Pentagonit Leon Panetta.
Në Bagdad të premten buçiti një shpërthim i fuqishëm, si rezultat i të cilit u vranë, së paku, 28 persona dhe mbi 50 të tjerë u plagosën, njofton Agjencia France Presse.
Nuk ka gjasa që Irani të krijojë në vitin 2012 armën bërthamore, pasi ai nuk ka ende kapacitetet e nevojshme për të prodhuar sasinë e mjaftueshme të uraniumit të armatimeve.
SHBA në mars do të dërgojnë edhe një grup tjetër sulmues luftanijesh të kryesuara nga aeroplanmbajtësja bërthamore “Enterprise”, njoftuan në Forcat Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara.
Forcat ushtarake detare të Koresë së Jugut filluan sot manovrat në Detin e Verdhë, afërsi të ishullit Enphendo. Stërvitjet ushtarake po zhvillohen me përdorimin e municioneve të vërteta luftarake.
Komisari i Lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, Navi Pillaj dhe përfaqësuesi special i OKB-së në Libi, Jan Martin janë të shqetësuar nga veprimet e pasuesve të Moamar Kadafit.
Turqia, e cila është anëtare e NATO-s, nuk do t’i vërë në dispozicion Aleancës së Atlantikut të Veriut territorin e vet për dhënien e goditjeve ushtarake mbi Iranin, deklaroi Ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutoğlu.
Forcat speciale amerikane liruan në Somali një qytetare të Shteteve të Bashkuara dhe një danez, të cilët u rrëmbyen 3 muaj më parë. Në operacionin për lirimin e tyre u përfshinë 6 helikopterë të ushtrisë amerikane.
Togeri i marinsave amerikanë, Frenk Vuteriç mori ulje në gradë dhe fitoi lirinë me vendim të  tribunalit në bazën e Kemp-Pendltonit. Më 2005 ai ishte komandant i operacionit, i cili rezultoi me vrasjen e 24 irakenëve të paarmatosur.
Në përgjigje të miratimit nga Parisi të ligjit mbi gjenocidin armen, Turqia deklaroi se
Turqia do të marrë masa të rrepta në përgjigje të miratimit në Francë të ligjit mbi dënimin për mohimin e gjenocidit armen.
Një ushtar afgan qëlloi për vdekje me armë zjarri katër ushtarakë të NATO-s në Afganistan si dhe plagosi edhe 17 persona të tjerë. Për këtë njoftoi përfaqësuesi i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Autoritetet në ishujt Seishell hoqën dorë nga gjykimi i piratëve, që pushtuan anijen ushtarake daneze. Kjo shpjegohet kryesisht, me mungesën e dëshirës për të mos shpenzuar për mbajtjen e tyre nën arrest si dhe për shpenzimet e gjyqit.
Forcat e armatosura amerikane janë të përgatitura plotësisht për veprime në rast të vendosjes së bllokadës në Ngushticën e Hormuzit nga Irani. Për këtë deklaroi Ministri i Mbrojtjes i SHBA Leon Panetta.
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë raportoi mbi incidentin që ndodhi mes motoskafit sirian të patrullimit bregdetar dhe anijes gjermane të zbulimit pranë brigjeve të Sirisë në fund të dhjetorit.
Vendimi i marrë në 17 janar nga deputetët e Parlamentit Europian në Strasburg, n
Njoftimet që vijnë nga Rumania të rikthjellojnë në kujtesë ngjarjet e më shumë se dy dekadave të shkuara.
Hakerët nga Izraeli të martën bllokuan faqet e bursave të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Protestat masive kundër masave të rrepta për kursimin e mjeteve buxhetore po zhvillohen tani në Rumani. Në përleshjet me policinë në rrugët e Bukureshtit janë plagosur 70 veta. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kabinetit të ministrave dhe presidentit Bashesku.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
5
7
8
10
13
14
15
21
22
23
28
29