×
ekonomia, 2013

Paketa e dokumenteve ukrainase-ruse, e nënshkruar në Moskë të martën (më 17 dhjetor), hap perspektiva shumë të mira për ekonominë e Ukrainës në vitet e ardhshme, theksoi sot në mbledhjen e Qeverisë së vendit Kryetari i saj Mykola Azarov.

Të ardhurat e kompanive offshore, të cilat i përkasin qytetarëve rusë, duhet të tatohen në bazë të legjislacionit rus, ndërsa pagesat tatimore të hyjnë në buxhetin rus, deklaroi Presidentin i Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë mesazhit të vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

Presidenti rus Vladimir Putin themeloi përfaqësinë e përhershme të Federatës Ruse pranë OBT-së në Gjenevë. Dekreti hyn në fuqi që nga data e nënshkrimit të tij.

Ukraina nuk duhet të presë nga BE-ja dhënien e menjëhershme të miliarda eurove për të ndihmuar stabilizimin e situatës së saj ekonomike.

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë, Štefan Füle, mendon se Ukraina ka përmendur një shifër fantastike kompensimi, të nevojshme për përshtatjen e vendit me standardet e BE-së - 160 miliardë €.

Situata aktuale rreth Ukrainës - ky është rezultat evident i dy dekadave të punës intensive të bërë për lavazh trush. Nga njëra anë, në Ukrainë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik u kultivua një gjeneratë e tërë zgjedhësish që sinqerisht besojnë se BE-ja është një organizatë bamirëse, kurse politikanët evropianë - magjistarë, të cilët me një të shkruar të penës mund ta shndërrojnë Ukrainën në Provence.

Kievi hoqi dorë prej Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian vetëm një javë para nënshkrimit të saj. Ky u bë një lajm i mirë, në radhë të parë, për përfaqësuesit e industrisë ukrainase, të cilët druheshin se afrimi me Evropën mund ta çonte vendin në kolaps ekonomik. Ndërkohë, në Sheshin e Pavarësisë të Kievit po mblidhen të pakënaqurit me vendimin e qeverisë.

Ukraina ka pezulluar në momentet aktuale përgatitjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në. Ky vendim u morr nga qeveria e republikës. Madje më tepër se kaq, Kabineti i ministrave është udhëzuar për të rifilluar dialogun me vendet e Bashkimit Doganor dhe Bashkësisë së Shteteve të Bashkuara (BSHP apo CIS) me qëllim të intensifikimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike.

Kabineti i Ministrave i Ukrainës ka vendosur të pezullojë hë për hë përgatitjet për përfundimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, duke e motivuar vendimin e vet me domosdoshmërinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike me Rusinë dhe vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP apo CIS).

Presidenti i Republikës Çeke Milosh Zeman (Miloš Zeman) bëri një vizitë zyrtare në Kiev. Zeman dhe Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç (Yanukovych) folën mbi domosdoshmërinë e rritjes së tregtisë mes dy vendeve dhe mbajtën një biznes-forum, në të cilin ishte i pranishëm edhe një grup i madh sipërmarrësish çekë. Por megjithatë akoma dhe më e rëndësishme është diçka tjetër: Praga ka shprehur mbështetje për aspiratat e Kievit për t’u asociuar në Evropën e Madhe.

Periodikisht mediat botërore nisin të shkruajnë se Koreja e Veriut është në kufirin e reformave, të cilat do të fillojnë në të ardhmen shumë të afërt. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1984. Por atëhere bota nuk pati fatin t’i shikojë në realizim e sipër reformat koreanoveriore. Ndërsa tani situata, me sa duket, ka ndryshuar.

Forumi ndërkombëtar i zhvillimit teknologjik u hap të enjten në Novosibirsk. Evenimenti i madh do të zgjasë dy ditë.

Me rastin e fillimit të turneut të Ansamblit të Ushtrisë Ruse "Aleksandrov" në Evropë (në Poloni, Gjermani, Republikën Çeke, Sllovakia), Ambasadori rus në Poloni, Aleksandër Aleksejev, dha një intervistë ekskluzive për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë".

Autoritetet ukrainase nuk do të lejojnë konfrontimin me Rusinë, deklaroi Kryeministri ukrainas Nikollai Azarov.

Vendet e Gjirit Persik blejnë sistematikisht asetet e kompanive të mëdha perëndimore. Investitorët nga shtetet e botës arabe janë duke krijuar në vendet e tjera struktura të qëndrueshme financiare dhe industriale. Disa analistë dhe shtypi kanë nisur të flasin mbi ekspansionin e shënjestruar ekonomik të vendeve arabe në Perëndim.

Nikaragua është e interesuar në pjesëmarrjen e Rusisë në ndërtimin e analogut të Kanalit të Panamasë, deklaroi të martën Ministri i Financave dhe Kredisë Publike i Nikaraguas Ivan Acosta në një takim të Komisionit Ndërqeveritar për Bashkëpunimin në fushën e Tregtisë, Ekonomisë, Shkencës dhe Teknologjisë, i cili përfundoi në Managua.

Serbia synon të zhvillojë marrëdhëniet e veta me të gjithë botën, duke përfshirë edhe Rusinë. Kjo u deklarua nga Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, gjatë vizitës së tij në Moskë. Axhenda e Presidentit serb ishte me të vërtetë tejet e ngjeshur, e llogaritur, në kuptimin e plotë të fjalës, minutë për minutë.

Irani deklaroi mbi pezullimin prej tij të pasurimit të uraniumit deri në 20%, çka ishte një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar ndaj programit bërthamor të Iranit. Ekspertët perëndimorë po vrasin mendjen në përpjekje për të kuptuar se çfarë qëndron pas kësaj deklarate. Sipas mendimit të optimistëve, një gjest i tillë demonstron aspiratat paqësore të Presidentit të ri iranian Hassan Rouhani.

Vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) duhet të zhvillojnë lidhjet integruese në sfondin e zhvillimeve negative në ekonominë globale, të cilat patën një ndikim negativ në marrëdhëniet ekonomike mes vendeve të BSHP-së, mendon Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin.

BE-ja do të shpërbëhet ashtu si edhe Bashkimi Sovjetik, parashikojnë ekspertët. Ç'farë e pret projektin kryesor gjeopolitik të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Lidhur me këtë temë ekspertët po ndërtojnë një shumëllojshmëri skenarësh.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29