×
kriza, Tetor 2013

Statistika tejet alarmuese botoi Shoqata e Bankave të Kursimit të Gjermanisë (Deutscher Sparkassen-und Giroverband, DSGV). Ato dëshmojnë se norma e kursimeve të qytetarëve gjermanë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Dhe ky është një sinjal shumë serioz për të gjithë zonën e euros, shpëtimi i së cilës varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sukseset ekonomike të Gjermanisë.

BE-ja do të shpërbëhet ashtu si edhe Bashkimi Sovjetik, parashikojnë ekspertët. Ç'farë e pret projektin kryesor gjeopolitik të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Lidhur me këtë temë ekspertët po ndërtojnë një shumëllojshmëri skenarësh.

SHBA-ja po vlerëson dëmin e shkaktuar si pasojë e ndalimit të punës së qeverisë për shkak të papajtueshmërisë së kongresmenëve.

Në Kongresin Amerikan u pezulluan bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit shtetëror dhe rifillimin e punës së organeve qeveritare.

Lideri i demokratëve në Senatin Amerikan Harry Reid njoftoi përparimin e madh të arritur në negociatat me republikanët mbi krizën e buxhetit dhe pezullimin e punës së qeverisë.

Kreu i FMN-së Christine Lagarde paralajmëroi se default-i në SHBA mund ta çojë botën në recesion.

Programi amerikan i Antarktidës do të reduktohet deri në minimum.

SHBA-ja deri tani nuk është përcaktuar në lidhje me fatin e buxhetit të vet. Ndërsa kjo zvarrit negociatat mbi një çështje tjetër tejet të rëndësishme - rritjen e tavanit të borxhit publik të vendit. Dhe mungesa e lajmeve nga SHBA-ja ka filluar tashmë të drithërojë ethshëm tregjet botërore.

Nuk ia vlen të mbahen shpresat tek rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë globale, mendon Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Të paktën 400 mijë bashkëpunëtorë të stafit civil të Pentagonit ditën e tretë radhazi nuk shkojnë në punë, atyre u është vonuar dhënia e pagës.

Presidenti amerikan Barack Obama anuloi udhëtimin e planifikuar javën e ardhshme nëpër vendet e Azisë, duke përfshirë edhe samitin e APEC në ishullin indonezian të Bali, njoftoi shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë se gjysma e qytetarëve të BE-së - 51% - besojnë se politikat shtrënguese, të ndjekura nga vendet e komunitetit, kanë dështuar pa sjellë rezultatet e pritura, publikoi të enjten të dhënat e anketimit shërbimi sociologjik Gallup.

Disa nga punonjësit e Shtabit të Komandës Supreme të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili ndodhet në afërsi të qytetit belg Mons, si dhe punonjësit e bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së pranë Charleroi, janë dërguar në pushime teknike për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Obamës dhe liderët e republikanëve në Kongres nuk mundën të bien dakord mbi financimin e qeverisë, njoftoi Kryetari e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Faza akute e krizës ekonomike globale u kapërcye, por shpresat për një shërim të shpejtë të ekonomisë globale nuk u shndërruan në realitet, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin gjatë fjalimit të tij në forumin e investimeve "Rusia thërret!" në Moskë.

Presidenti amerikan Barack Obama premtoi kapërcimin sa më shpejt të jetë e mundur të krizës lidhur me financimin e qeverisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
8
10
11
12
13
17
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29
30