×
kriza, Gusht 2013

Krizës globale financiare po i vjen fundi. Por vendin e saj e zuri tashmë depresioni global.

Një helikopter ushtarak e transportoi Hosni Mubarak në spitalin ushtarak të Kajros, në të cilin ai do të mbahet "nën arrest shtëpiak". Ish-Presidenti egjiptian u lirua nga paraburgimi pasi të mërkurën gjykata në Kajro mori vendimin për tërheqjen e akuzën për korrupsion këtij të fundit. Sot Zyra e Prokurorisë konfirmoi se ajo nuk do të kundështojë vendimin e gjykatës - dhe pikërisht kjo ka hequr pengesën e fundit në rrugën e transferimit të Mubarak nën arrest shtëpiak.

Në të ardhmen e afërt kapërcimi i krizës së borxhit në zonën e euros do të jetë i pamundur, megjithatë "në këtë drejtim vihet re njëfarë progresi dhe investitorët e shohin atë".

Turistët rusë po vazhdojnë të kalojnë pushimet në Egjipt. Përleshjet e përgjakshme ndërmjet forcave të sigurisë dhe mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet e vendit nuk patën ndonjë efekt të ndjeshëm në jetën e resorteve bregdetare. Ndërkohë, evakuimi i shtetasve të huaj nga Egjipti tashmë filloi.

Të dhënat e bëra publike më 14 gusht mbi Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të eurozonës dëshmojnë vazhdimësinë e krizës. Dhe, si rrjedhojë, tani për tani nuk mund të flitet kurrsesi për kapërcimin e krizës ekonomiko-financiare prej eurozonës.

Në Egjipt po vazhdojnë mitingjet e protestës të mbështetësve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammad Mursi, por duke gjykuar nga të gjitha, ato nuk do të jenë jetëgjata. Ushtarakët po përgatiten për të shpërndarë demonstratat e islamistëve, dhe, me sa duket, vetëm vazhdimi i muajit mysliman të agjërimit - Ramazanit - i përmban ata nga ndërmarrja e veprimeve të vendosura për arritjen e qëllimit. Por Ramazanit po i vjen fundi dhe situata mund të acarohet në mënyrë të theksuar, madje dramatike.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
7
8
9
10
11
12
13
14
17
18
19
21
22
24
25
26
27
28
30
31