×
kriza, 2013

"Tërmet politik" parashikojnë për Evropën në vitin e ardhshëm disa ekspertë. Sipas mendimit të tyre, në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në pranverë të vitit 2014, ekziston probabiliteti i lartë i suksesit të euroskeptikëve dhe radikalëve. Ata duhet të ndalojnë rrëshqitjen e mëtejshme të Evropës në kaosin e tolerancës së tepruar.

Tregtarët (dealers) rusë të automobilave parashikojnë se viti 2014 do të jetë edhe më pak i suksesshëm, madje i disfavorshëm, për këtë sferë të biznesit se sa viti 2013.

Ideja e integrimit europian është bërë një armë efektive e opozitës ukrainase në luftën e saj kundër autoriteteve të tanishme pushtetore, thonë ekspertët. Në të njëjtën kohë edhe vetë integrimi evropian, edhe fati i Julia Timoshenko, edhe kërkesa të tjera të opozitës, me sa duket nga të gjitha, e kanë humbur rëndësinë dhe aktualitetin e vet. Asaj i ka mbetur vetëm një kërkesë - ndërrimi i pushtetit.

Të dielën në Bullgari disa mijëra njerëz organizuan një protestë në Sofje, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së vendit të formuar nga koalicioni qeverisës i Partisë Socialiste dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.

Kohët e fundit vendet e Evropës Qendrore dhe asaj Lindore po shkaktojnë pakënaqësi gjithnjë në rritje ndër zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kësaj here vlerësimin kritik nga ana e tyre e meritoi Rumania.

SHBA-ja kritikon rreptë dhe fuqimisht Gjermaninë në lidhje me faktin e stimulimit të vazhdueshëm dhe të tepruar të eksporteve prej saj. Kjo, sipas mendimit të ekspertëve amerikanë, rrit peshën e barrës mbi vendet më të dobëta të Evropës, të cilat e kanë të vështirë të rrisin aktivitetin e tyre ekonomik.

Nënshkrimi prej Ukrainës i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian i premton një të ardhme të lumtur, madje të ndritur popullit ukrainas. Banorët e vendit do të kenë mundësi për të blerë produkte të lira dhe të cilësisë së mirë, ndërsa në të ardhmen mund të marrin edhe pasaportat e Bashkimit Evropian. Një jetë të tillë mitike, përrallore i premton atij qeveria ukrainase. Por, për fat të keq, askush nuk e pret Ukrainën në BE.

Statistika tejet alarmuese botoi Shoqata e Bankave të Kursimit të Gjermanisë (Deutscher Sparkassen-und Giroverband, DSGV). Ato dëshmojnë se norma e kursimeve të qytetarëve gjermanë ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2002. Dhe ky është një sinjal shumë serioz për të gjithë zonën e euros, shpëtimi i së cilës varet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sukseset ekonomike të Gjermanisë.

BE-ja do të shpërbëhet ashtu si edhe Bashkimi Sovjetik, parashikojnë ekspertët. Ç'farë e pret projektin kryesor gjeopolitik të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të? Lidhur me këtë temë ekspertët po ndërtojnë një shumëllojshmëri skenarësh.

SHBA-ja po vlerëson dëmin e shkaktuar si pasojë e ndalimit të punës së qeverisë për shkak të papajtueshmërisë së kongresmenëve.

Në Kongresin Amerikan u pezulluan bisedimet për rritjen e tavanit të borxhit shtetëror dhe rifillimin e punës së organeve qeveritare.

Lideri i demokratëve në Senatin Amerikan Harry Reid njoftoi përparimin e madh të arritur në negociatat me republikanët mbi krizën e buxhetit dhe pezullimin e punës së qeverisë.

Kreu i FMN-së Christine Lagarde paralajmëroi se default-i në SHBA mund ta çojë botën në recesion.

Programi amerikan i Antarktidës do të reduktohet deri në minimum.

SHBA-ja deri tani nuk është përcaktuar në lidhje me fatin e buxhetit të vet. Ndërsa kjo zvarrit negociatat mbi një çështje tjetër tejet të rëndësishme - rritjen e tavanit të borxhit publik të vendit. Dhe mungesa e lajmeve nga SHBA-ja ka filluar tashmë të drithërojë ethshëm tregjet botërore.

Nuk ia vlen të mbahen shpresat tek rimëkëmbja e shpejtë e ekonomisë globale, mendon Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Të paktën 400 mijë bashkëpunëtorë të stafit civil të Pentagonit ditën e tretë radhazi nuk shkojnë në punë, atyre u është vonuar dhënia e pagës.

Presidenti amerikan Barack Obama anuloi udhëtimin e planifikuar javën e ardhshme nëpër vendet e Azisë, duke përfshirë edhe samitin e APEC në ishullin indonezian të Bali, njoftoi shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.

Më shumë se gjysma e qytetarëve të BE-së - 51% - besojnë se politikat shtrënguese, të ndjekura nga vendet e komunitetit, kanë dështuar pa sjellë rezultatet e pritura, publikoi të enjten të dhënat e anketimit shërbimi sociologjik Gallup.

Disa nga punonjësit e Shtabit të Komandës Supreme të Forcave Aleate të NATO-s në Europë, i cili ndodhet në afërsi të qytetit belg Mons, si dhe punonjësit e bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së pranë Charleroi, janë dërguar në pushime teknike për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
22
23
24
26
27
28
29
30