×
kometa, Janar 2013
Smithsonian Astrophysical Observatory në qytetin amerikan Cambridge të shtetit Massachusetts shpalli fituesit e çmimit prestigjioz ndërkombëtar me emrin e Edgar Wilson Award për zbulimin e kometave të reja. Midis tyre janë edhe tre rusë - Leonid Elenin, Artem Toviçonok dhe Vladimir Gerke.
Në vjeshtë të vitit 2013 një kometë shumë e lashtë do t’i qaset fare afër Tokës. Shkencëtarët presin që me shkëlqimin e saj ajo të errësojë madje Hënën dhe të jetë e dukshme me sy të lirë edhe gjatë orëve të ditës. Trup qiellor në fjalë u zbulua nga astronomët rusë. Ata gjetën se kometa lëviz nëpër një trajektore krejtësisht të veçantë: pas rrotullimit të vetëm rreth Diellit ajo do të largohet përgjithmonë në hapësirën ndëryjore në “Renë e Oortës”. Kështu quhet sfera gjigante e përbërë nga triliona blloqe akulli, e cila rrethon Sistemin diellor.
Në natën e datës 3 në të gdhirë të 4 janarit mbi Tokë do të derdhet një dush meteor. Kjo dukuri quhet Kuadrantida (Quadrantids) dhe paraqet në vetvete një nga rrymat më të fuqishme të meteorëve. Nëse ju do të hidhni vështrimin në pjesën veriore të kupës qiellore, do të keni mundësi të shihni se si disa herë brenda një minute nëpër qiell do të silurojnë meteorë të ndritshëm, të cilët do të flakërijnë për një moment dhe pastaj do të zveniten.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
31