×
kometa

Eksploratorët rusë të polit ia hynë punës për mbledhjen e pluhurit kozmik të bishtit të kometës ISON në Antarktidë.

Kometa ISON (C/2012 S1), të cilën e pagëzuan me emrin "Kometa e shekullit", në konferencën e Bashkimit amerikan të Gjeofizikës u deklarua zyrtarisht e vdekur. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë dot takimit me Diellin.

Kometa ISON, e cila u zbulua një vit më parë nga astronomi rus Artiom Noviçonok dhe kolegu i tij nga Bjellorusia Vitali Nevskij, nuk e përballoi dot afrimin me Diellin dhe u shndërrua në pluhur.

Kometa ISON, e cila lëviz me një shpejtësi prej rreth 130 kilometra në orë në drejtim të Diellit, po shpërbëhet gjatë fluturimit, njofton NASA.

NASA ka në plan të përdorë kamerat e sondës orbitale marsiane MRO për të fotografuar në fund të muajit gusht kometën ISON, e cila mund të bëhet jashtëzakonisht e shndritshme, thuhet në njoftimin e Agjencisë Hapësinore Amerikane.

Në vitin 2014 Sistemi ynë diellor mund të humbasë planetin Mars. Në çdo rast, në atë formë me të cilën jemi mësuar ta shikojmë atë të gjithë ne. Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, në mes të vjeshtës planeti mund të përplaset me kometën S/2013 A1 me diametër prej 50 kilometra. Kjo mund të çojë në pasoja krejtësisht të papritura.
Banorët e Tokës në vitin 2013 do të kenë mundësi të shikojnë me sy të lirë disa kometa mjaft të rralla. Në muajin mars hemisferën veriore e pret takimi me "yllin me bisht" me emrin Lemmon, i cili u shfaq për herë të parë në Sistemin diellor. Dy të tjerët do të duken pak më vonë. Midis tyre do të jetë edhe superkometa, e aftë të zvetënojë me shkëlqimin e vet madje dhe Hënën.
Smithsonian Astrophysical Observatory në qytetin amerikan Cambridge të shtetit Massachusetts shpalli fituesit e çmimit prestigjioz ndërkombëtar me emrin e Edgar Wilson Award për zbulimin e kometave të reja. Midis tyre janë edhe tre rusë - Leonid Elenin, Artem Toviçonok dhe Vladimir Gerke.
Në vjeshtë të vitit 2013 një kometë shumë e lashtë do t’i qaset fare afër Tokës. Shkencëtarët presin që me shkëlqimin e saj ajo të errësojë madje Hënën dhe të jetë e dukshme me sy të lirë edhe gjatë orëve të ditës. Trup qiellor në fjalë u zbulua nga astronomët rusë. Ata gjetën se kometa lëviz nëpër një trajektore krejtësisht të veçantë: pas rrotullimit të vetëm rreth Diellit ajo do të largohet përgjithmonë në hapësirën ndëryjore në “Renë e Oortës”. Kështu quhet sfera gjigante e përbërë nga triliona blloqe akulli, e cila rrethon Sistemin diellor.
Në natën e datës 3 në të gdhirë të 4 janarit mbi Tokë do të derdhet një dush meteor. Kjo dukuri quhet Kuadrantida (Quadrantids) dhe paraqet në vetvete një nga rrymat më të fuqishme të meteorëve. Nëse ju do të hidhni vështrimin në pjesën veriore të kupës qiellore, do të keni mundësi të shihni se si disa herë brenda një minute nëpër qiell do të silurojnë meteorë të ndritshëm, të cilët do të flakërijnë për një moment dhe pastaj do të zveniten.
Kjo u njoftua sot nga edicioni i lajmeve të gazetës britanike "The Independent". Në fund
Gjurmët e një komete të panjohur deri tani për astronomët, e
Sonda amerikane “Deep Impact” iu afrua në distancën 700 kilometra  boshtit të kometës Hartley 2, njoftuan specialistët e Laboratorit të lëvizjes reaktive të NASA-s gjatë transmetimit direkt të këtij evenimenti të rëndësishëm shkencor.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31