×
Barack Obama, Tetor 2013

Vlerësimi për Presidentin amerikan Barack Obama arriti një nivel të ulët rekord. 

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) përgënjeshtroi njoftimet e mediave gjermane se Barack Obama ka qenë në dijeni të përgjimit të telefonit të Angela Merkel që nga viti 2010.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif deklaroi të mërkurën në një takim me Presidentin amerikan Barack Obama se ai ngriti gjatë negociatave çështjen e sulmeve të avionëve amerikanë pa pilot mbi territorin pakistanez.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord të mërkurën gjatë një bisede telefonike të zhvillojnë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja po përpiqet të zbusë reagimin negativ të autoriteteve franceze ndaj skandalit të lidhur me përgjimet, të publikuar nga gazeta "Le Monde", në të cilën konfirmohej se Agjencia Kombëtare e Sigurimit e SHBA-së ka përgjuar miliona biseda telefonike në Francë.

Kriza e buxhetit ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, deklaroi Presidenti i vendit Barack Obama ditën e enjte në një fjalim televiziv. 

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi ligjin që rrit tavanin e borxhit dhe rifillon financimin e institucioneve shtetërore.

Barack Obama ka marrë një propozim për të vizituar Rusinë, i cili vazhdon të mbetet ende në fuqi, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Presidenti amerikan Barack Obama të mërkurën njoftoi emërimin e Janet Yellen në krye të Sistemit të Rezervës Federale të vendit.

Në Krelim shpehin keqardhjen për faktin që takimi midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Samitin e APEC nuk do të mund të realizohet, edhe pse i kuptojnë arsyet për anulimin e vizitës së Barack Obama në Bali, njoftoi Sekretari për shtyp i Liderit rus, Dimitri Peskov.

SHBA-ja, me sa duket, po përgatitet për një përmirësim të shpejtë të marrëdhënieve me Iranin. Në këtë drejtim mund të pritet një përparim në negociatat e "gjashtëshes" së ndërmjetësve të OKB-së me Iranin.

Presidenti amerikan Barack Obama anuloi udhëtimin e planifikuar javën e ardhshme nëpër vendet e Azisë, duke përfshirë edhe samitin e APEC në ishullin indonezian të Bali, njoftoi shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.

Presidentët e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vladimir Putin dhe Barack Obama, siç pritet, do të zhvillojnë më 7 tetor në kuadër të Samitit të APEC në Bali një takim dypalësh, njoftoi ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Administrata e Obamës dhe liderët e republikanëve në Kongres nuk mundën të bien dakord mbi financimin e qeverisë, njoftoi Kryetari e Dhomës së Përfaqësuesve John Boehner pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama anuloi vizitën e tij në Malajzi, me qëllim që t’ja kushtojë këtë kohë zgjidhjes së problemeve financiare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi përfaqësuesi i Kryeministrit të Malajzisë, Najib Tun Razak.

Organizata raciste Kuklusklan (Ku Klux Klan, KKK), aktiviteti i së cilës ka prekur në mënyrë të përsëritur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fitoi të drejtën për zhvillimin e një aksioni proteste më 5 tetor.

Presidenti amerikan Barack Obama premtoi kapërcimin sa më shpejt të jetë e mundur të krizës lidhur me financimin e qeverisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
5
6
7
8
9
11
12
13
14
15
16
18
19
20
21
23
25
26
27
29
30