×
Barack Obama, 7 gusht 2013

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi megjithatë udhëtimin e vet në Moskë për takimin e planifikuar me Presidentin Vladimir Putin. Por për pjesëmarrje në Samitin e "Njëzetëshes së Madhe" në Shën Petersburg, i cili do të mbahet me 5-6 shtator, Obama do të vijë patjetër. Në një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë thuhet se do të ishte më "konstruktive" të shtyhej takimi deri në kohën e arritjes së rezultateve më të rëndësishme, më me peshë "në agjendën e përbashkët".

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi takimin me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Moskë në sfondin e tensioneve, të lidhura me dhënien e azilit nga ana e Rusisë ish-bashkëpunëtorit të CIA-s Edward Snowden.

Presidenti amerikan Barack Obama konfirmoi se do të shkojë në Shën Petersburg në vjeshtë të këtij viti për pjesëmarrje në Samitin e "G-20".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
3
4
5
6
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
21
22
24
25
26
27
28
30
31