×
Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama i telefonoi homologut të tij rus Vladimir Putin "për të diskutuar çështjet aktuale të axhendës dypalëshe dhe ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë", njofton shërbimi për shtyp i Kremlinit.

Presidenti amerikan Barack Obama nuk i quan aspak "të ftohta" marrëdhëniet e tij me Presidentin rus Vladimir Putin. Për këtë ai tregoi në intervistën e vet me gazetarët televizivë amerikanë.

Presidenti amerikan Barack Obama të premten, në një intervistë me gazetarët e televizionit amerikan, duke iu përgjigjur pyetjes - nëse do t’u këshillonte ai miqve të vet më të ngushtë për të shkuar në Lojrat Olimpike Dimërore - u përgjigj si vijon: "Unë do t’u thoja atyre se Soçi është vend krejtësisht i parrezikshëm".

Presidenti amerikan Barack Obama ka ndaluar survejimin e dhjetra udhëheqësve të vendeve të huaja, të cilat Uashingtoni i konsideron aleate.

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin u përfshi në listën e 11 liderëve shtetërorë më sportivë të hartuar prej botimit amerikan "The Health Fitness Revolution".

Revista amerikane "The National Enquirer" njoftoi në vigjilje të Krishtlindjeve se çifti Obama po divorciohet. Sipas informacionit të tabloidit, Zonja e Parë tashmë ka përgatitur dokumentet e nevojshme për avokatin.

Mediat amerikane shkruajnë se në familjen presidenciale mbizotëron grindja e mosmarrëveshjet tashmë që prej kohësh dhe se kohët e fundit Barack Obama ka filluar t’i kushtojë më shumë kohë e vëmendje femrave të tjera.

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Para Mandelës vdiq nga një sëmundje e rëndë Presidenti më karizmatik i botës bashkëkohore, venezueliani Hugo Chavez. Italianët dëbuan nga Parlamenti ish-Kryeministrin Silvio Berluskoni. Kurse në Australi humbi postin e vet Kryeministrja e parë femër, Julia Gillard.

Në Internetin italian u duk lajmi mbi mbylljen e mundshme të Ambasadës së SHBA-së në Selinë e Shenjtë. Nga shumëkush ai u perceptua si një "shuplakë në fytyrë Vatikanit".

Numri i amerikanëve, të cilët e miratojnë politikën e Barack Obamës si President i Shteteve të Bashkuara, ka rënë në një tregues rekord të ulët - 37%, sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer nga kanali televiziv CBC News. Ndërsa 57% e të anketuarve refuzojnë të mbështesin politikat e Presidentit.

Presidenti i SHBA-së Barack Obama ka ndërmend të vijë në Samitin e "G-8" në qershor të vitit 2014 në Soçi, tha për gazetarët ndihmësi i Presidentit të Rusisë, Juri Ushakov.

Presidenti amerikan Barack Obama përgënjeshtroi pohimet se ai para zgjedhjeve në vitin 2012 dëshironte të zëvendësonte Zëvendëspresidentin Joseph Biden me Hillary Clinton.

Vlerësimi për Presidentin amerikan Barack Obama arriti një nivel të ulët rekord. 

Agjencia amerikane e Sigurisë Kombëtare (NSA) përgënjeshtroi njoftimet e mediave gjermane se Barack Obama ka qenë në dijeni të përgjimit të telefonit të Angela Merkel që nga viti 2010.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif deklaroi të mërkurën në një takim me Presidentin amerikan Barack Obama se ai ngriti gjatë negociatave çështjen e sulmeve të avionëve amerikanë pa pilot mbi territorin pakistanez.

Presidenti amerikan Barack Obama dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel ranë dakord të mërkurën gjatë një bisede telefonike të zhvillojnë bashkëpunimin mes shërbimeve të inteligjencës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja po përpiqet të zbusë reagimin negativ të autoriteteve franceze ndaj skandalit të lidhur me përgjimet, të publikuar nga gazeta "Le Monde", në të cilën konfirmohej se Agjencia Kombëtare e Sigurimit e SHBA-së ka përgjuar miliona biseda telefonike në Francë.

Kriza e buxhetit ka ngadalësuar rritjen ekonomike të Shteteve e Bashkuara të Amerikës, deklaroi Presidenti i vendit Barack Obama ditën e enjte në një fjalim televiziv. 

Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi ligjin që rrit tavanin e borxhit dhe rifillon financimin e institucioneve shtetërore.

Barack Obama ka marrë një propozim për të vizituar Rusinë, i cili vazhdon të mbetet ende në fuqi, deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandër Llukasheviç.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30