×
viktimat, Dhjetor 2013

Një sulm i ri terrorist u krye sot në Vollgograd. Herët në mëngjes u hodh në erë një trolebus urban. Sipas njoftimeve të autoriteteve rajonale, katërmbëdhjetë persona u vranë dhe tridhjetë të tjerë janë plagosur, në mesin e tyre edhe një fëmijë 1-vjeçar. Sipas vlerësimeve paraprake, fuqia e mjetit shpërthyes ka qenë më e lartë se ajo e një dite më parë në stacionin hekurudhor të po këtij qyteti.

Në Internet u shfaq video e parë nga vendi i hedhjes në erë të trolebus urban në Vollgograd.

Si rezultat i sulmit të ndërmarrë në qendër të Beirutit u vra këshilltari i dy ish- kryeministrave Saad Hariri dhe Fuad Siniora, ish-Ministri i Financave Mohammad Chatah. Në rrugën e lëvizjes së kortezhit të tij u hodh në erë një makinë bombë.

Shkatërrime dhe dëme serioze u shkaktoi stuhia e fuqishme "Dirk" qytetarëve evropiane. Kështu, në disa provinca franceze dhe në jug të Francës shtëpitë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të këputjes së telave në shtyllat e tensionit të lartë. Nga stuhia gjetën vdekjen gjashtë banorë të Francës.

Në Egjipt ndodhi një shpërthim i fuqishëm para godinës së një stacioni policie në qytetin e Mansoura, në veri të Kajros. Si rezultat, janë vrarë të paktën 14 njerëz, më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

Forcat qeveritare siriane kanë vrarë më shumë se 300 vetë, duke përfshirë edhe 87 fëmijë, për 8 ditët e bombardimit intensiv të rajoneve në veri të qytetin të Aleppo, të cilat janë të pushtuara prej rebelëve.

Dy qendra tregtare janë mbyllur të premten në kryeqytetin e Letonisë, Riga, në lidhje me kërcënimin e shembjes. Vizitorët dhe stafi u evakuuan.

Disa dhjetëra ushtarë mbetën të vrarë prej një shpërthimi të fuqishëm të pasuar nga një shkëmbim zjarri me armë që ndodhi të enjten në mëngjes në kryeqytetin e Jemenit, Sana'a, në territorin e kompleksit të godinave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në kryeqytetin e Jemenit - Sana'a - një terrorist-kamikaze hodhi veten në erë brenda një makine bombë pranë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes.

Në pjesën qendrore të SHBA-së kanë vërshuar reshje të mëdha dëbore që i solli me vete nga veriu cikloni i akullt arktik.

Militantët e opozitës ndërmorrën një sulm intensiv me mortaja mbi lagjet e banuara në qytetin më të madh të Sirisë, Aleppo. 

Ushtarakët turq qëlluan me armë zjarri mbi një vajzë 7-vjeçare refugjate nga Siria, e cila po përpiqej të kalonte kufirin siriano-turk.

Policia e Islandës për herë të parë në historinë e vendit zhvilloi një operacion për arrestimin e autorit të një vepre kriminale, gjatë të cilit i dyshuari u qëllua për vdekje me armë zjarri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
2
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
26
28
29
31