×
viktimat, Gusht 2013

Sulmi i një terroristi kamikaze në verilindje të Afganistanit ka marrë jetët e të paktën 8 vetëve. Më shumë se 10 persona të tjerë janë plagosur, njoftoi policia lokale.

Të paktën 29 persona mbetën të vrarë në vend dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e një serie sulmesh terroriste në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Rrëshqitjet e tokës, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në juglindje të Meksikës, u bënë shkak për vdekjen e 13 personave, njoftuan autoritetet lokale.

Raundi i katërt i bisedimeve palestinezo-izraelite të paqes u anulua sot për shkak të vdekjes së tre palestinezë gjatë përleshjeve me policinë izraelite në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Diagnoza "murtaja bubonike" u konfirmua tek një djalosh 15-vjeçar, i cili vdiq javën e kaluar në veri të Kirgistanit.

Të dielën në Irak humbën jetën të paktën 47 persona.

29 persona humbën jetën dhe 500 të tjerë u plagosën si rezultat i dy shpërthimeve të fuqishme që gjëmuan në qytetin libanez Tripoli, njoftuan në Përfaqësinë libaneze të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

10 persona humbën jetën dhe rreth 20 të tjerë u lënduan sot si rezultat i zjarrit që shpërtheu në një rafineri nafte në jug të Indisë, njoftuan mediat lokale.

Të paktën 27 persona humbën jetën dhe më shumë se 300 të tjerë u plagosën si rezultat i një sulmi të dyfishtë terrorist në qytetin libanez Tripoli, njofton Agjencia Reuters me referim tek fjalët e dëshmitarëve okularë.

Të paktën 37 persona janë bërë viktima të aksidentit rrugor që ndodhi në afërsi të kryeqytetit të Malajzisë, Kuala Lumpur.

16 persona janë shpëtuar nga autobusi që ra në një qafë mali. Ai po udhëtonte nga një zonë malore e Malajzisë për në kryeqytetin e vendit - Kuala Lumpur. Si rezultat i katastrofës kanë humbur jetën të paktën 30 vetë.

Komanda ushtarake siriane deklaroi se ushtria nuk ka përdorur armë kimike në periferi të Damaskut.

Dy predha mortaje shpërthyen në afërsi të rezidencës së Presidentit të Sirisë, Bashar Al-Assad, në Damask.

Të paktën 3 persona humbën jetën dhe mbi 10 të tjerë u lënduan për shkak të rrjedhjes së amoniakut nga gazsjellësi i kompanisë lokale të naftës Pemex në jug të Meksikës.

Numri i viktimave të tragjedisë që ndodhi në shtetin indian Bihar, ku treni shtypi një grup pelegrinësh, arriti në 37 persona.

Në shtetin indian Bihar sot një tren goditi një turmë njerëzish, të cilët po kalonin hekurudhën në stacionin Dhamara.

Numri i të vdekurve si rezultat i përplasjes së një trageti me një anije mallrash në Filipine u rrit deri në 51 vetë, ndërkohë që 69 persona cilësohen si të humbur pa lënë gjurmë, njofton Roja bregdetare e Filipineve.

Të paktën 36 të burgosur, anëtarë të Lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", humbën jetën në Egjipt kur tentuan të arratiseshin gjatë transportimit të tyre në një burg jashtë kufijve të Kajros.

Mbështetësit e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga ushtarakët, Mohammed Mursi, ndërmorrën përpjekjen për të sulmuar Sheshin qendror të Kajros, Tahrir.

15 oficerë të policisë janë vrarë në Egjipt në përleshjet me mbështetësit e Presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohammed Mursi, të cilët dolën në mitingjet antiqeveritare me thirrjen e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane", njofton kanali televiziv "Al Arabiya".

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
2
3
4
10
11
12
17
18
20
24
25
29
31