×
viktimat, 16 prill 2013
Të paktën 4 persona humbën jetën në Venezuelë gjatë trazirave që shpërthyen pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në vend, njoftuan të martën mediat lokale.
Autoritetet pakistaneze kanë njoftuar mbi vdekjen e të paktën 5 pakistanezëve si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Iran. Pakistanezët humbën jetën në një zonë pranë kufirit me Iranin.
Ndër pjesëmarrësit e maratonës në Boston ishte edhe qytetarja ruse, ekonomistja 25-vjeçare Daria Troshanova, admiruese e sportit dhe pjesëmarrëse aktive e garave të vrapimit të klubeve të Moskës - Nike Run dhe Park Run. Ajo mori pjesë në Maratonën Ndërkombëtare John Hanckock dhe arriti në finish me kohën kronometrike 3 orë e 33 minuta, para se të buçisnin shpërthimet.
Sipas një deklarate të autoriteteve iraniane, qindra njerëz mund të kishin humbur jetën si rezultat i tërmetit të fuqishëm që ra në juglindje të Iranit.
Në Togo gjeti vdekjen një fëmijë 12-vjeçar gjatë shpërndarjes së demontratës të nxënësve të shkollave.
Numri i të plagosurve, si rezultat i shpërthimit që ndodhi në linjën e finishit të maratonës së Bostonit, është rritur deri në 144 vetë. Tani për tani njoftohet mbi tre persona të vrarë, por autoritetet i druhen shumë rritjes së numrit të viktimave. Në gjendje kritike në spitalet e Bostonit ndodhen 17 vetë. Shumë njerëz nga shpërthimi kanë humbur gjymtyrët e poshtme.
Autoritetet amerikane ende nuk kanë dijeni se kush i organizoi shpërthimet në vijën e finishit të maratonës së Bostonit, deklaroi Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Numri i të vrarëve si rezultat i dy shpërthimeve në vijën
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2013
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2013
6
7
10
13
14
20
21
27
28