×
viktimat, Mars 2013
Persona të paidentifikuar qëlluan me minahedhës një universitet në Damask. Disa studentë humbën jetën, njoftuan mediat perëndimore, duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga televizionet siriane.
Të paktën shtatë oficerë police u vranë gjatë sulmit të terroristëve kamikaze mbi një stacion policie në qytetin e Xhelalabadit (Jalalabad) në pjesën lindore të Afganistanit. Sulmuesit ishin shtatë. Njëri prej tyre i vuri zjarrin një makine.
Një terrorist-kamikaze hodhi veten në erë në një xhami në qendër të Damaskut.
Për herë të parë gjatë dy viteve të konfliktit në Siri u vu në përdorim arma kimike. Në provincën e Aleppo shpërtheu një raketë me mbushje kimike. Damasku dhe opozita kanë akuzuar njëri-tjetrin për përdorimin e substancave helmuese kimike. Ekspertët e "Zërit të Rusisë" janë mëse të bindur: provokimi mund të ndryshojë gjithë rrjedhën e ngjarjeve në Siri dhe të bëhet shkas për një ndërhyrje të jashtme.
Viktima të shpërthimit që ndodhi në bazën ushtarake Hawthorne në shtetin e Nevada u bënë 7 marinsa.
Në rajonet shiite të Bagdatit ditën e martë gjëmuan disa shpërthime të fuqishme. Sipas të dhënave të policisë dhe personelit mjekësor, 56 persona kanë vdekur dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.
Dymbëdhjetë persona u vranë nga goditjet e rrufesë në shtetin indian Madhya Pradesh.
Viktima të shpërthimit të makinës bombë në kryeqytetin e Somalisë u bënë të paktën 8 persona. Shpërthimi buçiti në afërsi të Pallatit Presidencial dhe Teatrit Kombëtar të Mogadisho.
Një aeroplan reaktiv privat "Beechcraft Premier I” u rrëzua në afërsi të aeroportit South Bend Regional, në shtetin Indiana, për shkak të një difekti teknik. Aeroplani ra mbi një qendër të banuar, duke dëmtuar tre ndërtesa.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Mars 2013
Kalendari i ngjarjeve
Mars 2013
2
3
9
10
16
17
21
23
24
30
31