×
viktimat, 15 shkurt 2013
Pas rënies së meteorit në rajonin e Çeljabinskut ndihma mjekësore iu nevojit
Numri i të lënduarve si pasjë e rënies së meteorit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) është rritur deri në 514 vetë, njoftoi Zyra rajonale e shtypit e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.
Sipas njoftimeve të fundit, më shumë se 400 vetë pësuan lëndime të ndryshme nga rënia e fragmenteve të meteorit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk), njoftoi Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Trupat qiellorë, rënia e të cilëve është regjistruar të mërkurën në rajonin e Uralit, në zonën pranë Vollgës (Povollzhie) si dhe në Kazakistan, ishin fragmente të një meteori që shpërtheu në qiell. Sipas vlerësimeve të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ai ishte me një diametër rreth disa dhjetëra metra, peshonte gati 10 ton dhe fluturoi drejt Tokës me një shpejtësi prej 15-20 kilometra për sekondë.
Më shumë se 100 persona u drejtuan për ndihmë mjekësore në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) pas rënies atje të fragmenteve të meteorit, njofton Qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
2
3
6
9
10
13
16
17
23
24