×
viktimat, 10 janar 2013
22 persona humbën jetën dhe mbi 80 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që buçiti të enjten në periferi të qytetit pakistanez të Mingora, në të ashtuquajturën "zona fisnore" në kufirin me Afganistanin.
Të paktën 11 vetë u vranë dhe dhjetra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në qytetin e Quetta në jugperëndim të Pakistanit, bën me dije policia lokale.
11 persona humbën jetën dhe 75 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së disa automjeteve në autostradën Lara-Zulia në veriperëndim të Venezuelës, njofton kanali televiziv lokal "Globovison".
Në Irak u vranë 9 persona si pasojë e një serie sulmesh terroriste. Kjo u njoftua nga policia.
Aksidenti në maratonën automobilistike (rally) "Dakar" të vitit 2013, në të cilin u përfshinë makina shoqëruese dhe dy automjete taksi, mori jetën e dy personave, njofton Agjencia France Presse me referim tek fjalët e organizatorëve të turneut.
Së paku 25 persona, duke përfshirë edhe 11 fëmijë, humbën jetën të enjten në një aksident automobilistik në afërsi të qytetit të Aurangabad, në shtetin lindor indian të Biharit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
12
13
14
19
20
24
26
27
30