×
Lufta e Dytë Botërore

Ambasadori rus në Varshavë, Aleksandër Aleksejev, deklaroi se në Poloni po zhvillohet një fushatë masive dhe mjaft aktive për diskreditimin e rolit të Rusisë në fitoren mbi fashizmin.

Gazeta gjermane "Die Welt" konfirmon se në Izrael është zbuluar arkivi personal i njërit prej udhëheqësve të Gjermanisë naziste, Heinrich Himmler.

Në Sheshin e Kuq të Moskës u zhvillua tashmë për të njëmbëdhjetën herë marshimi solemne për nder të paradës legjendare të 7 nëntorit të vitit 1941. Këtë vit gjatë marshimit solemn nëpër kalldrëmin e Sheshin e Kuq parakaluan më shumë se dy mijë ushtarë dhe oficerë të Ushtrisë Ruse të veshur me uniformën ushtarake të atyre viteve.

Në Sheshin e Kuq të Moskës sot do të organizohet marshimi në nder të paradës ushtarake të 7 nëntorit të vitit 1941.

Në qytetin gjerman Leuna (territori federal i Sachse-Anhalt) në pjesën qendrore të vendit janë gjetur sot substanca kimike luftarake, të ruajtura që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, njoftoi policia lokale.

Më 10 tetor në ekran të gjerë do të dalë filmi "Stalingradi" i regjisorit rus Fjodor Bondarçuk. Ai i është përkushtuar një prej ngjarjeve më tragjike dhe më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore - Betejës së Stalingradit, që shënoi një kthesë me rëndësi historike në zhvillimin e luftës, e cila filloi me ofensivën e trupave sovjetike dhe përfundoi me shpartallimin e plotë të Gjermanisë naziste.

Në Muzeun e Artit Multimediatik të Moskës u ekspozuan fotografitë e bëra nga regjisori rus Fjodor Bondarçuk gjatë kohës së xhirimit të filmit "Stalingradi".

Ish-oficeri i trupave SS sot do të dalë para gjyqit në lidhje me rastin e vrasjeve të kryera në Holandë gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus Vladimir Putin inauguroi sot në Vollgograd shatërvanin e rindërtuar "Vallja e Fëmijëve", i cili u bë një nga simbolet e Stalingradit të pamposhtur gjatë viteteve të Luftës së Dytë Botërore.

Të afërmit e viktimave të një ekzekutimi masiv me pushkatim në rrethinat e Romës gjatë Luftës së Dytë Botërore kërkuan që ish-kapiteni i trupave SS Erich Priebke t'u kërkojë falje atyre për krimin monstruoz, pasi ai ka qenë personi përgjegjës që ka drejtuar këtë ekzekutim.

Një kopje e Listës së Oskar Schindler (Schindler's List) , i cili shpëtoi nga vdekja në kampet naziste të përqendrimit më shumë se një 1 mijë hebrenj, është nxjerrë në ankand në faqen e Internetit të eBay, shkruan gazeta amerikane “New York Post”.

Në jugperëndim të kryeqytetit të Hungarisë sot gjetën një bombë të kohërave të Luftës së Dytë Botërore me peshë 100 kg, njoftuan mediat lokale.

Në fshatin Nelidovo në afërsi të Moskës, jo larg monumentit përkujtimor të ngritur për nder të 28 heronjve të Panfillovit, rikujtuan momentet kryesore me rëndësi historike të Betejës së Kurskut. Rikonstruktimi i një prej betejave kryesore të Luftës së Dytë Botërore, e cila ka ndodhur 70 vjet më parë, në korrik të vitit 1943, u zhvillua në kuadër të Festivalit ndërkombëtar ushtarak "Fusha e Betejës".

Presidenti rus Vladimir Putin mori pjesë në aktivitetet përkujtimore kushtuar 70 vjetorit të betejës së tankeve kundër trupave naziste në afërsi të fshatit Prohorovka në qarkun e Bjellgorodit - një nga më të mëdhatë të Luftës së Dytë Botërore.

70 vjet më parë në datën 12 korrik të vitit 1943 në fushën e Prohorovka, 56 kilometra në veri të Bjellgorodit (Rusia jugperëndimore), u zhvillua beteja më e madhe e tankeve e Luftës së Dytë Botërore. Kjo ishte përpjekja e fundit e trupave gjermane për të çarë mbrojtjen sovjetike në Betejën e Kurskut (beteja në Darën e Kurskut). Kundërsulmi i tankistëve sovjetikë i preu rrugën armadës së çeliktë të Wehrmacht-it.

Sot në qytetin e Skoczów në jug të Polonisë u rivarrosën eshtrat e 14 ushtarëve sovjetikë, të cilët ranë në betejat e vitit 1945.

Në një shesh ndërtimi në Mynih u gjet një bombë e pashpërthyer ajrore e kohërave të Luftës së Dytë Botërore, me sa duket e prodhimit amerikan.

Disa zhytës lituanezë gjetën në fundin e Detit Balltik një nëndetëse gjermane të fundosur gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet gjermane i kanë shpallur aktakuzën një ish-gardiani të kampit të përqendrimit të "Auschwitz", Hans Lipschis. Ai është akuzuar për bashkëfajësi në vrasjen e pothuajse 10.000 njerëzve.
"Mendoj se kam tërhequr një biletë llotarie me fat në jetën time" - tha Shefi i redaksisë së edicionit polak të Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Leonid Sigan. Në fillim të majit ai kishte njëherazi 3 festa: më 7 maj - Dita e Radios, më 9 Maj - Dita e Fitores, kurse më 10 maj - 90 vjetorin.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30