×
SKN, Shtator 2013

Ekuipazhi i radhës mbëriti në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Kozmonautët rusë të ekspeditës së 38-të Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanski i pret një mision i rëndësishëm. Në nëntor, ata duhet të nxjerrin në kozmos të hapur pishtarin e Lojërave Olimpike "Soçi-2014".

Anija kozmike ruse me pilotë "Soyuz TMA-10M", e cila u lëshua në orën 22:00 GMT u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Raketën "Soyuz-FG" së bashku me anijen e pilotuar "Soyuz TMA-10M" i nxorrën nga kompleksi i montimit dhe testimit dhe i instaluan në platformën e startit në kozmodromin Bajkonur.

Anija kozmike private e mallrave "Cognys" ​​për herë të parë do të fluturojë për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - raketambajtësja "Antares" me anijen do të startojnë ditën e mërkurë nga kozmodromi në Ishullin Wollops.

Anëtarët e ekuipazhit 37/38 të misionit të gjatë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) fluturuan drejt kozmodromit "Bajkonur", për t’u përgatitur për misionin e ardhshëm orbital, njoftoi Qendra e Trajnimit të Kozmonautëve në periferi të Moskës.

Ka mbetur më pak se një muaj para fillimit të stafetës së pishtarit olimpik. Pishtari i ndezur do të niset drejt një udhëtimi rekord për nga kohëzgjatja e tij më 7 tetor nga Moska. Ai do të shëtisë pothuajse në 3 mijë qytete, do të ngjitet në Elbrus, do të dërgohet deri në fundin e shtratit të liqenit Bajkal dhe madje do të udhëtojë edhe drejt kozmosit​​.

Lëshimi i modulit të ri multifunksional laboratorik rus drejt Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) u shty zyrtarisht për në gjysmën e parë të vitit 2014, njoftoi të mërkurën Kreu i Agjencisë Federale Kozmike "Roskozmos" Vladimir Popovkin në Qendrën e Kontrollit të Fluturimeve.

Komisioni ndërministror në një takim në Qendrën e Trajnimeve të Kozmonautëve në periferi të Moskës miratoi përbërjen e ekuipazhit kryesor dhe atij rezervë të misionit të ardhshëm në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Anija kozmike japoneze e mallrave "Konotori" u shkëput të mërkurën nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
3
4
7
8
9
10
14
15
16
17
19
20
21
22
24
25
27
28
29
30