Aparati i uljes i anijes së pilotuar kozmike “Sojuz” realizoi me sukses uljen në Kazakistan, në një rajon të afërt me atë që ishte llogaritur. Në bordin e anijes “Sojuz” ndodhen kozmonauti rus Sergei Vollkov, astronauti amerikan Michael Fossum dhe ai japonez Satoshi Furukawa.