×
emigrantët

Shërbimi Federal i Migracionit i Federatës Ruse i ka ndaluar hyrjen në territorin e Rusisë 500.000 të huajve për një periudhë nga 3-10 vjet. Për këtë njoftoi Zyra e shtypit e Shërbimit Federal rus të Migracionit.

BE-ja dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje mbi kthimin në Turqi të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta, të cilat kanë depërtuar në BE nëpërmjet territorit të Turqisë.

Mediat evropiane citojnë aktivisht këto ditë fragmente nga intervista e Kryeministrit britanik David Cameron dhënë gazetës "The Financial Times", e cila i është përkushtuar tërësisht çështjes së migrimit në hapësirën e Evropës së bashkuar. Në të ai u shpreh, në veçanti, për vendosjen e kufizimeve në lëvizjen e lirë të qytetarëve brenda BE-së.

Të paktën 12 persona humbën jetën pasi një anije, e cila transportonte emigrantë të paligjshëm, u fundos në brigjet e ishullit grek Lefkada në Detin Jon, njoftuan ditën e premte efektivët e policisë greke.

Duke filluar që nga e hëna në Arabinë Saudite do të fillojnë të gjobiten emigrantët, të cilët nuk kanë leje pune, si dhe punëdhënësit e tyre.

Në vitin 2014 Shërbimi Federal i Migracionit i Rusisë do vërë në funksionim 81 qendra të veçanta për emigrantët e paligjshëm. 

Në Siçili autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në lidhje me fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

Në samitin e ardhshëm të BE-së, i cili do të mbahet më 24-25 tetor, në mes tjerash do të shtrohet për diskutim edhe çështja e alokimit të fondeve për përsosjen e politikave të migracionit. Për këtë njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Komisionit Evropian, Michele Cercone.

Personi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Igor Sherbakovit, është një burrë i ardhur nga Azerbajxhani, njoftoi shërbimi për shtyp i policisë së Moskës.

Komisioni Evropian përgënjeshtroi deklaratat në lidhje me faktin se emigrantët që vijnë në BE do të shkatërrojnë ekonomitë e BE-së, për shkak se nuk punojnë dhe në këtë mënyrë të kërkojnë përfitime sociale.

Policia e Moskës po identifikon tani personat e përfshirë në inicimin e trazirave në jug të kryeqytetit rus. Në prag, në rajonin moskovit të banimit të quajtur Biruljovo Perëndimore, u arrestuan rreth 400 vetë. Ata janë pjesëmarrës të pogromeve të kryera në bazën e frutave dhe perimeve dhe në qendrën tregtare "Birjuza".

Guvernatori i Kalifornisë, demokrati Jerry Brown, vendosi veton në projektligjin, i cili lejon emigrantët pa pashaportë amerikane të punojnë si anëtarë jurie në gjykatë.

Në Dublin një emigrant polak i pastrehë vdiq në makinën e plehrave, njoftoi "The Irish Times".

Në vitin 2014 Gjermaninë e pret vërshimi i një fluksi të konsiderueshëm të qytetarëve të Rumanisë dhe Bullgarisë, të cilëve deri atëherë do t’u hiqen të gjitha kufizimet mbi zgjedhjen e vendbanimit në territorin e shteteve anëtare të BE-së.

Në Çikago 14 emigrantë të paligjshëm nga Meksika, të cilët kanë nevojë për transplantimin e veshkave dhe mëlçive të donatorëve, tashmë që prej një jave kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar që të përfshihen në listën e pritjes për transplantimin e organeve.

Ish-Kancelari gjerman Helmut Kohl planifikonte të dëbonte në kohën e vet nga vendi gjysmën e emigrantëve turq, njoftoi në faqen e saj të Internetit revista "Der Spiegel".

Ligji i miratuar në Francë, që ndalon mbajtjen e ferexhesë prej femrave myslimane në vendet publike, pak kohë më parë kremtoi përvjetorin e vet të dytë. Megjithatë, deri tani jo të gjithë banorët e republikës pranojnë ta respektojnë atë. Në mes të javës së kaluar konflikti, i cili lindi pasi policia i kërkoi një myslimaneje të heqë ferexhenë (hixhabin), shkallëzoi në trazira masive.

Dy vjet kanë kaluar që nga dita e kobshme e "sulmit terrorist të Breivik". Shumica e evropianëve besojnë se Anders Breivik është një maniak dhe vrasës gjakftohtë. Por kjo nuk do të thotë aspak se asnjëri prej tyre nuk ndan pikëpamjet e tij.

Roja bregdetare greke arriti të shpëtojë 131 emigrantë. Anija e tyre u mbyt gjatë rrugës për në ishullin e Kretës.

Papa i Romës Françesku u nis me një vizitë në ishullin italian Lampedusa, ku Pontifiku do të lutet për qytetarët afrikanë të mbytur në brigjet e Evropës, gjatë përpjekjes për të emigruar.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31