×
Klima, 2013

Në Kanada ka rënë shi i akullt. Azinë Juglindore e mbuloi një dëborë e paparë. Ndërsa në Britaninë e Madhe shirat e rrëmbyer e të vazhdueshëm i kanë mohuar shumë njerëzve kremtimin e Krishtlindjeve në rrethin e familjes. Rusët për shkak të motit të butë të pazakontë për sezonin janë privuar nga argëtimet tradicionale dimërore.

Procesi i prerjes së pyjeve në epokën e industrializimit ka arritur përmasa kërcënuese, me të vërtetë alarmante. Në fund të shekullit të kaluar ambientalistët dhe shkencëtarët u kanë rënë me forcë kambanave të alarmit, por deri më tani nuk është arritur ndonjë kthesë pozitive në situatën e krijuar.

Organizata Meteorologjike Botërore (OMB) konstaton se viti në përfundim ka një shans mjaft të mirë për tu renditur në 10-shen e më të ngrohtëve që prej fillimit të vëzhgimeve meteorologjike: nga janari deri në shtator temperatura mesatare ka qenë 0.5 gradë më e lartë se sa treguesit mesatarë vjetorë të periudhës së viteve 1961-1990 (14.2 gradë).

Banorët e kryeqytetit rus, të mësuar tashmë me nëntorin e pazakontë të ngrohtë, u bënë dëshmitarë të dëborës së parë të nëntorit, e cila në të vërtetë shkriu në çast.

Në Varshavë u hap konferenca nën patronazhin e OKB-së kushtuar çështjeve të ndryshimit të klimës.

Një tjetër rekord temperature është regjistruar në kryeqytetin e Rusisë natën në të gdhirë të së enjtes.

Të mërkurën në mëngjes në Moskë u thye rekordi i temperaturës i vitit 1922, kur shtylla e zhivës e termometrit arriti deri në +12.1 gradë Celsius.

Në Moskë u thye rekordi i temperaturës i shekullit të 19-të.

Gjatë 30 viteve të fundit në Evropë është rritur në disa herë numri i njerëzve që kanë vdekur nga i nxehti anomal dhe i ftohti i madh. Situata paraqitet analogjike edhe në rajonet e tjera të botës. Ndryshimi i klimës në të ardhmen do të çojë në një numër akoma dhe më të madh vdekjesh.

Temperatura e ajrit në Moskë natën në të gdhirë të së premtes ra deri në minus 1,3 gradë, njoftoi Shërbimi Hidrometeorologjik i kryeqytetit.

Meteorologët gjatë dekadave të fundit kanë regjistruar reduktimin e kohëzgjatjes së stinëve të pranverës dhe të vjeshtës, deklaroi drejtor i Qendrës Hidrometeorologjikу të Rusisë, Roman Vilfand.

Deklaratat e amerikanëve në lidhje me faktin se projekti HAARP shërben për të studiuar dritën e veriut, nuk janë të vërteta.

Gjatë javës në vazhdim banorët e Moskës i pret një surprizë e pakëndshme - një ulje e theksuar e temperaturave.

Dimri që po vjen në Evropë do të jetë më i ftohti i shekullit të fundit, deklarojnë parashikuesit e motit. Pas disa muajsh atje do të transferohen masat ajrore arktike, ndërkohë që dielli do shfaqet mbi horizont shumë rallë. Sa është i mundshëm një parashikim i tillë? Meteorologët premtojnë ta sqarojnë këtë në javët e ardhshme, kur ata të marrin në duart e tyre të dhëna të reja.

Që nga 20 korriku në Gadishullin e Çukotkës (Lindja e Largët e Rusisë) do të fillojë sezoni i ndezjes së centralizuar të ngrohjes në të gjitha godinat.

Rreth 30 milimetra reshje ranë në Moskë ditën e martë dhe si rezultat i kësaj u thye rekordi 125-vjeçar.

Sipas të dhënave të reja, rreth një e treta e kafshëve q
Specialistët nga Rusia dhe Gjermania do të ndërmarrin një ekspeditë, e cila shtron si pikësynim zbulimin e historisë së liqenit më të thellë të Jakutisë (Yakutia) - Republikës polare në Siberinë lindore. Asnjëherë më parë liqeni Toko i Madh (russ. озеро Большое Токо; angl. Lake Big Toco) nuk është studiuar nga shkencëtarët.
Shkencëtarët oqeanologë rusë janë shumë të shqetësuar në lidhje me faktin se Deti Balltik mund të shndërrohet së shpejti në një moçal të vërtetë. Fajtore kryesore për këtë mënxyrë është rritja shumë e shpejtë e algave.
Organizata Meteorologjike Botërore e OKB-së shprehu shqetësimin e saj të thellë në lidhje me shkrirjen rekord të akujve arktikë në gusht dhe shtator të vitit 2012, që theu rekordin e vitit 2007.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31