×
Ukraina, 20 shkurt 2014

Mu në zemër të Europës po ndodh një betejë e vërtetë me të shtëna armësh, granatime dhe zjarrvënie, shpërthime predhash, të vrarë dhe të plagosur. Dhe këtë "film horror" askush nuk mund ta ndalë dot. Me ç’sy i sheh ngjarjet në Kiev vendi fqinj i afërt i Ukrainës - Republika Çeke?

Viktima të trazirave në Ukrainë që prej 18 shkurtit janë bërë tashmë 64 vetë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin me kërkesë të Presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç po dërgon në Kiev ombudsman-in Vladimir Llukin si ndërmjetës në negociatat me opozitën.

Policia u largua nga qendra e Kievit, kordonet policore janë hequr dhe në rrugë nuk duket asnjë nga zbatuesit e ligjit. Këmbësorë gjithashtu ka fare pak.

Ajo që po ndodh aktualisht në Ukrainë është një përpjekje fare e hapur për konfiskimin e dhunshme të pushtetit, deklaroi të enjten Zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexander Lukashevich).

Ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës filluan t’i dorëzohen në masë protestuesve të Majdanit, njofton botimi "Lajmet e Ukrainës" (russ. "Украинские новости"). Aktualisht janë dorëzuar rreth njëqind vetë.

Në Sheshin e Pavarësisë, në afërsi të hotelit "Kozackij", në tokë janë shtrirë shtatë trupa të pajetë.

Pas trazirave në Kiev për ndihmë mjekësore u drejtuan në institucionet përkatëse 445 persona, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi të enjten se Bashkimi Evropian po përgatitet të vendosë sanksione kundër Ukrainës.

Punonjësve të aparatit të Kabinetit të Ministrave të Ukrainës iu kërkua të largohen nga ndërtesa, njoftoi gazetarët një burim në qeverinë e vendit.

Në Verhovna Rada të Ukrainës është shpallur evakuimi emergjent. Deputetët dhe punonjësit po braktisin godinën e parlamentit. Arsyet për këtë evakuim nuk janë zbuluar.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
2
3
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
23
24