×
Ukraina, 13 dhjetor 2013

Kryeministri rus, Dimitri Medvediev, e vlerëson daljen e politikanëve evropianë dhe të tjerëve të huaj në Sheshin e Pavarësisë (Majdan), ku po vazhdojnë të protestojnë mbështetësit e integrimit evropian të Ukrainës, një ndërhyrje brutale në çështjet e brendshme të këtij vendi.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç deklaroi në lidhje me dorëheqjen e mundshme të zyrtarëve përgjegjës për përgatitjen e projektit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në.

Qeveria e Ukrainës do të bëjë gjithshka të mundshme për të rivendosur vëllimin e mëparshëm të qarkullimit tregtar me Federatën Ruse, reduktimi i të cilit kërcënohet me falimentimin e ekonomisë ukrainase, deklaroi Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, në një takim me përfaqësuesit e ndërmarrjeve kryesore industriale dhe biznesit agrar të vendit ditën e premte.

Rreth 20 mijë banorë të rajonit Doneck po nisen sot drejt Kievit për të marrë pjesë në mitingjet e ardhshme të fundjavës në mbështetje të Presidentit Janukoviç dhe qeverisë së vendit, njoftoi Kryetari i organizatës rajonale të Partisë së Rajoneve Igor Çiçasov (Chichasov).

Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë rifilluar bisedimet mbi asocimin. Palët ia hynë punës për diskutimin e afateve dhe kushteve të nënshkrimit të Marrëveshjes. Ndërkohë në Kiev po vazhdojnë aksionet masive të protestës. Sipas vlerësimeve të MPB-së të Ukrainës, në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) janë mbledhur rreth pesë mijë protestues.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksei Meshkov në bisedimet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Evangelos Venizelos, në Athinë preku temën e "Partneritet Lindor" dhe parashtroi qëndrimin e Rusisë mbi rëndësinë e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Ukrainës.

Bashkimi Evropian i ka dërguar një ftesë Udhëheqësit të Partisë opozitare ukrainase "UDAR" ("Goditja") Vitali Kliçko (Klitschko) për të shkuar në Bruksel për konsultime.

Liderët e partive opozitare ranë dakord për të marrë pjesë në takimin me Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, deklaroi zëdhënësi i opozitës nga skena e ngritur në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në Kiev.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në kuadër të dialogut politik midis Rusisë dhe BE-së, do të mbajë më 16 dhjetor në Bruksel një takim në formatin e një drekë pune me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton, njoftoi Dikasteri diplomatik rus.

Protestuesit në qendër të kryeqytetit ukrainas po vazhdojnë të zgjerojnë qytezën e vet me çadra jashtë perimetrit të Sheshit të Pavarësisë (Majdan Nezalezhnosti) - përgjatë rrugës "Kresçatik" ("Khreschatyk").

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
19
21
22
27
28
29
30
31