×
Ukraina, 10 dhjetor 2013

Autoritetet e Kievit kanë vendosur të ndërtojnë një pistë patinazhi në akull nën qiell të hapur në Sheshin e Pavarësisë (Majdan), ku që nga data 21 nëntor po zhvillohen protesta të shumta masive.

Ukraina mund ta nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në që në pranverë, vërtetë, në qoftë se do të arrihet një kompromis, deklaroi ish- Presidenti ukrainas Leonid Kravçuk pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme rreth "tryezës së rrumbullakët" me pjesëmarrjen e presidentit aktual dhe tre kryetarëve të mëparshëm të shtetit në Kiev, njofton korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Duma Shtetërore e Federatës Ruse i bëri thirrje opozitës së Ukrainës për të vepruar brenda kuadrit ligjor, ndërsa politikanëve perëndimorë - të rreshtin së ndërhyri në punët e brendshme të këtij vendi.

NATO po ndjek me shqetësim zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë dhe i bën thirrje të gjitha palëve konfliktuese që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, shkroi në Twitter Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Alexander Vershbow.

Stacioni i metrosë së Kievit "Kreshjatik" u mbyll përsëri për shkak të kërcënimit të minimit të tij, njoftoi shërbimi për shtyp i metrosë.

Kolona e autobusëve me ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të martën në mëngjes u nis nga Vasilkova në Kiev për përforcimin e trupave të organeve të ruajtjes së rendit dhe zëvendësimin e ushtarëve që kryejnë shërbimin në kryeqytet.

Policia e Ukrainës spostoi protestuesit nga qendra e Kievit, forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme po çmontojnë barrikadat, ndërsa Presidenti Viktor Janukoviç po përgatitet për t'u ulur në "tryezën e rrumbullakët" mbarëkombëtare me përfaqësuesit e opozitës. Ndërkohë në Kiev pritet të mbërrijë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton.

Policia natën e kaluar çmontoi barrikadat e protestuesve, të cilat ishin ngritur prej tyre në zonën e godinave të Parlamentit dhe administratës së Presidentit të Ukrainës.

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Victoria Nuland, shprehu shqetësimin e thellë të SHBA-së përkatësisht zhvillimit të ngjarjeve në Ukrainë dhe i bëri thirrje Rusisë që të përdorë gjithë ndikimin e vet për vendosjen e paqes atje, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen e Internetit të Ambasadës amerikane në Rusi në lidhje me qëndrimin e Victoria Nuland në kryeqytetin rus.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
19
21
22
27
28
29
30
31