×
Ukraina, 6 dhjetor 2013

Pjesëmarrësit e protestave në Kiev i adresohen me kërcënime përfaqësuesve të autoriteteve pushtetore dhe të afërmve të tyre, ka shkruar në faqen e tij në Facebook të premten Kryeministri i Ukrainës Mykola Azarov.

Presidenti rus Vladimir Putin pati sot në Soçi një takim pune me homologun e tij ukrainas, Viktor Janukoviç.

Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në Evropë (ODIHR OSBE) Janez Lenarčič e konsideron legjitime kërkesën e autoriteteve ukrainase për lirimin e godinave të administratës të zaptuara prej demonstruesve në Kiev.

Sipas të dhënave paraprake të ekspertëve mjeko-ligjorë, burri i moshuar, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë Sheshit të Pavarësisë në Kiev, vdiq nga tuberkulozi pulmonar, njoftuan në organet e zbatimin e ligjit.

Qeveria e Ukrainës nuk e ka informuar në mënyrë të mjaftueshme opinionin publik në lidhje me punën e vet, dhe kjo krijoi rritjen e mosbesimit të shoqërisë ndaj saj, deklaroi Zëvendëskryeministri i parë i vendit Sergei Arbuzov në takimin e tij me studentët. Tani autoritetet po shpjegojnë qëndrimin e tyre në lidhje me integrimin evropian dhe i bëjnë thirrje opozitës për dialog.

Një i moshuar ndërroi jetë në çatinë e qendrës tregtare pranë Sheshit të Pavarësisë (Maidan Nezalezhnosti) në Kiev, njofton televizioni lokal.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
19
21
22
27
28
29
30
31