×
Ukraina, 3 dhjetor 2013

Mijëra protestues, përveç atyre të ndodhur pranë ndërtesës qeveritare në Kiev, bllokuan administratën presidenciale.

Ngjarjet aktuale në Kiev nuk mund të quhen kurrsesi protesta të popullsisë pro-evropiane. Ky është një grusht shteti me shenjat evidente të ndërhyrjes së huaj. Kur anëtarët e organizatave ultranacionaliste tentojnë të marrin me sulm administratën presidenciale, ndërsa "opozita" krijon në Bashkinë e Kievit të uzurpuar prej mbështetësve të saj organet paralele të autoriteteve lokale, është krejtësisht e pakuptimtë të flitet për luftë politike.

Verhovna Rada votoi kundër mocionit për votëbesimin e qeverisë së Nikollai Azarov.

Lideri i Partisë Komuniste të Ukrainës, Pjotër Simonenko, deklaroi sot në mbledhjen e Verhovna Rada: "Ne mendojmë se qeveria e Nikollai Azarov meriton shkarkimin nga detyra".

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s pritet të diskutojnë sot në një takim në Bruksel zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, njoftoi një zyrtar në selinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut me kusht të ruajtjes së anonimitetit.

Kryeministri Mykola Azarov dhe anëtarët e qeverisë së Ukrainës mbërritën në Verhovna Rada, ku po shqyrtohet çështja që ka të bëjë me votëbesimin qeverisë.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç u nis me vizitën e vet të planifikuar zyrtare në Kinë, pavarësisht shqyrtimit në parlamentin ukrainas të çështjes së mocionit të mosbesimit të qeverisë, njoftoi një burim në administratën presidenciale.

Kryetari i partisë "UDAR" ("Goditja"), Vitali Kliçko, në seancën e sotme të Verhovna Rada të Ukrainës deklaroi: "Ne kërkojmë dorëheqjen e qeverisë.

Verhovna Rada e Ukrainës filloi shqyrtimin e projekt-rezolutës mbi përgjegjësinë e qeverisë.

Deputeti i pavarur popullor i Verhovna Rada të Ukrainës Sergei Mishjenko regjistroi një projekt-ligj për ndryshimin e ligjit "Mbi Policinë", i cili parashikon eliminimin e njësive speciale të policisë.

Sot në mëngjes drejt godinës së Verhovna Rada, ku do të diskutohet kërkesa e opozitës për dorëheqjen e qeverisë, do të marshojnë disa mijëra njerëz nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani).

Lideri i fraksionit "UDAR" ("Goditja") në Verhovna Rada Vitali Kliçko (Klitschko) e këshilloi Presidentin Viktor Janukoviç të japë dorëheqjen vullnetarisht.

Verhovna Rada (Parlamenti) e Ukrainës do të diskutojë sot kërkesat e opozitës për dorëheqjen e qeverisë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
19
21
22
27
28
29
30
31