×
Ukraina, Dhjetor 2013

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç, gjatë një takimi të Këshillit të Rajoneve, kërkoi nga qeveria dhe parlamenti ndërveprim aktiv gjatë negociatave me BE-në për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila të ishte në përputhje të plotë me interesat kombëtare të Ukrainës.

Në Kiev qindra njerëz po protestojnë përpara godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme tëe Ukrainës, duke kërkuar me këmbëngulje dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Vitali Zaharçenko (Vitali Zakharchenko) në lidhje me rrahjen e gazetares Tatiana Çernovol (Chornovol).

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov, duke hapur mbledhjen qeveritare të së mërkurës, deklaroi se 12 miliardë $ të tjera Kievi i pret nga Moska në fillim të vitit 2014.

Administrata shtetërore e qytetit të Kievit do t’i paraqesë Partisë së Rajoneve, ndërsa më konkretisht organizatorëve të të ashtuquajturit "AntiMajdan" në Parkun Mariinskij, llogarinë e kompensimit të dëmshpërblimit për shkatërrimin e parkut. Për këtë deklaroi i Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Kryetarit të Administratës shtetërore të qytetit të Kievit, Anatoli Gollubçenko.

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç nënshkroi ligjin që parashikon përjashtimin nga përgjegjësia penale dhe administrative të të gjithë pjesëmarrësve të arrestuar të "EuroMajdan-it".

Këstin e parë prej 3 miliardë dollarësh nga shitja e eurobondeve ukrainase Rusisë Kievi do ta marrë të martën, njoftoi Ministri rus i Financave, Anton Silluanov.

Evropa është e hapur për Ukrainën, por jo për qeverinë aktuale të këtij vendi, deklaroi sot në Bruksel Presidentja e Lituanisë Dalia Grybauskaitė.

Dyert e BE-së mbeten të hapura për Ukrainën edhe pas arritjes së marrëveshjeve midis Ukrainës dhe Rusisë për zgjerimin e bashkëpunimit, deklaroi të mërkurën Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë fjalës së marrë në Bundestag.

Rusia ka ndërmend të investojë në letrat me vlerë të Ukrainës 15 miliardë $. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit për Kievin do të reduktohet përkohësisht deri në pothuajse 1.5 herë. Në këto marrëveshje arritën presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç.

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Paketa e dokumenteve ukrainase-ruse, e nënshkruar në Moskë të martën (më 17 dhjetor), hap perspektiva shumë të mira për ekonominë e Ukrainës në vitet e ardhshme, theksoi sot në mbledhjen e Qeverisë së vendit Kryetari i saj Mykola Azarov.

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të SHBA-së mund të miratojë sanksione ndaj atyre përfaqësuesve të autoriteteve ukrainase, të cilët kanë autorizuar përdorimin e forcës kundër demonstruesve, thuhet në projekt-rezolutën e prezantuar nga kongresisti demokrat Eliot Engel.

"BE-ja nuk është në gjendje ta nxjerrë Ukrainën nga kriza financiare - Bashkimi Evropian nuk ka as mjete financiare dhe as dëshirën e mirë për ta bërë këtë. Në fakt, dyert e BE-së janë të mbyllura për të", - tha Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për Punë të Jashtme, Aleksei Pushkov.

Presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç, nuk e kanë diskutuar çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Doganor.

Rusia do të investojë 15 miliardë $ nga Fondi i Mirëqenies Kombëtare, në të cilin akumulohen mjetet financiare të përfituara nga çmimet e larta të naftës, në letrat me vlerë të Ukrainës.

"Gazprom-i" rus dhe kompania ukrainase "Naftogaz" nënshkruan një shtojcë në kontratën për furnizimin e gazit rus në Ukrainë, sipas së cilës çmimi i gazit do të jetë që këtej e tutje 268.5 $ për mijë metra kub.

Kampioni botëror i boksit, sipas versionit të WBC, Vitali Kliçko (Klitschko) hoqi dorë nga titulli i vet, duke vendosur t’ia përkushtojë plotësisht veten politikës ukrainase.

Ideja e integrimit europian është bërë një armë efektive e opozitës ukrainase në luftën e saj kundër autoriteteve të tanishme pushtetore, thonë ekspertët. Në të njëjtën kohë edhe vetë integrimi evropian, edhe fati i Julia Timoshenko, edhe kërkesa të tjera të opozitës, me sa duket nga të gjitha, e kanë humbur rëndësinë dhe aktualitetin e vet. Asaj i ka mbetur vetëm një kërkesë - ndërrimi i pushtetit.

Vendet e BE-së janë të ndjeshme dhe sillen me mirëkuptim ndaj nevojës për të diskutuar situatën rreth Ukrainës në format tripalësh me Rusinë.

Kievi nuk ka marrë mbi vete kurrfarë detyrimesh për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE-në dhe reagoi në mënyrë të paqartë gjatë takimit të paradokohshëm të Komisionerit Evropian Stefan Fule (Štefan Füle) me Zëvendës/kryeministrin e parë të Ukrainës Sergei Arbuzov, deklaroi në një konferencë për shtyp në Bruksel Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
19
21
22
27
28
29
30
31