×
Ukraina, Tetor 2013

Gadishulli i Krimesë kërcënohet nga katastrofa ekologjike. Është minimizuar programi për riciklimin e armëve kimike të viteve të Luftës së Dytë Botërore, të varrosura në fundin e Detit të Zi dhe Detit Azov. Kabineti i Ministrave të Ukrainës injoroi rinovimin e këtij programi, përkundër faktit se në plazhet shumë popullore të Krimesë janë zbuluar gjurmë të dekompozimit të substancave toksike luftarake.

Kreu i kompanisë ruse "Gazprom", Aleksei Miller, ofroi mundësinë e shitjes së gazit për Ukrainën me parapagesë në lidhje me shkeljen nga ana e këtij vendi të kushteve të pagesave.

Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë ruse "Gazprom" Aleksei Miller deklaroi se Ukraina ende nuk ka paguar për furnizimin e saj me gaz në muajin gusht - 882 milionë $.

Rojet kufitare ruse filluan të vendosin tela me gjemba në kufirin me Ukrainën.

Gjykata Qendrore Penale e Londrës dënoi qytetarin ukrainas, Pavel Lapshina, me burgim të përjetshëm dhe duke mos i dhënë mundësinë e faljes në 40 vitet e ardhshme.

Ukraina, Britania e Madhe, vrasje, aktgjykim, dënim i përjetshëm

Ukraina nuk mund të jetë në të njëjtën kohë anëtare e asociuar e BE-së dhe anëtare e Bashkimit Doganor (BD), deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Lideri i partisë opozitare të Ukrainës "Udar" ("Goditja"), kampioni i botës në boks, Vitali Kliçko, ditën e enjte deklaroi se ka ndërmend të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Ukrainë në vitin 2015.

Hungarezët e ekstremit të djathtë janë kërcënuar të minojnë ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit ndërmjet Ukrainës dhe BE-së, në qoftë se për hungarezët që jetojnë në zonën përtej Karpateve nuk do të krijohet rajoni autonom.

Ish-Kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, mbështeti njërin prej opsioneve të lirimit të saj nga burgu, për të cilin politikanët evropianë diskutuan me udhëheqjen e Ukrainës.

Në një kërkesë të publikuar ditën e enjte në faqen e Internetit të partisë "Batkivshchyna" ("Atdheu") nga parlamentarët drejtuar Presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, vihet në dukje se 172 deputetë popullorë të Radës mbështesin plotësisht peticionin e të dërguarve të Parlamentit Evropian, Aleksandër Kwasnievsi dhe Pat Cox, mbi lirimin e ish-Kryeministres JuliaTimoshenko.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe zonës e tregtisë së lirë midis BE-së dhe Ukrainës është planifikuar për në 29 nëntor, deklaroi Kreu i Departamentit të "Partneritetit Lindor" të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Lituanisë, Edminas Bagdonas.

Një njeri hodhi veten në erë natën e kaluar në një pikë kontrolli në kufirin ruso-ukrainas.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
5
6
7
8
9
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
26
27
30