×
Ukraina

Çështjen e përdorimit të forcave të armatosura të Rusisë jashtë vendit e vendos Presidenti, ndërsa asnjë vendim të tillë tani për tani ai nuk ka marrë, njoftoi Zëdhënësi i Kryetarit të shtetit Dimitri Peskov (Dmitry Peskov).

Njëri nga krerët e opozitës ukrainase, Vitali Kliçko (Vitali Klitschko), i bëri thirrje Parlamentit të Ukrainës për mobilizimin e ushtrisë pasi Këshilli i Federatës i Rusisë miratoi vendimin për të përdorur forcat e armatosura në territorin e Ukrainës.

Viktor Janukoviç mbështet apelin e autoriteteve të Krimesë drejtuar Presidentit të Rusisë Vladimir Putin për dhënien e ndihmës dhe mbrojtjen e banorëve të Krimesë, deklaroi Kryetari i Komitetit të Këshillit të Federatës për Legjislacionin Kushtetues, Andrei Klishas (Andrey Klishas).

Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit) sot dha një përgjigje pozitive ndaj apelit të Presidentit Vladimir Putin për të lejuar përdorimin e forcave të armatosura të Federatës Ruse në territorin e Ukrainës deri në normalizimin e situatës politiko-shoqërore në këtë vend.

Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë e Parlamentit) i Rusisë ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme për situatën në Ukrainë. Në rendin e ditës të senatorëve rusë është çështja e lejimit të përdorimit të forcave të armatosura ruse në territorin e Ukrainës.

Pjesëmarrësit e aksionit kanë shpalosur një flamur të madh shumë metërsh rus. Kolona e mitinguesve parakaloi nëpër të gjitha rrugët kryesore të qytetit. Pikë përfundimtare ndalimi parakaluesit nuk kanë piketuar.

Në qendër të Harkovit ukrainas, ku po mbahet tubimi në mbrojtje të qytetit, demonstruesit me prirje pro-ruse çanë rrugën drejt Sheshit të Lirisë ku janë të vendosura ndërtesat e administratës rajonale.

Shërbimi Kufitar Shtetëror i Ukrainës "po merr masa të jashtëzakonshme për të parandaluar uzurpimin e territorit të repartit të Mbrojtjes Detare dhe detashmentit të anijeve e motoskafëve ushtarakë" në Sevastopol.

I Ngarkuari i përkohshëm me plotfuqishmëritë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrei Deshica (Andriy Deshchytsia), deklaroi mbi domosdoshmërinë e fillimit të dialogut me Rusinë për zgjidhjen e situatën aktuale rreth Republikës Autonome të Krimesë.

Autoritetet e Krimesë kanë filluar bashkëpunimin me Flotën ruse të Detit të Zi për ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e objekteve me rëndësi jetike të autonomisë.

Federata Ruse nuk do të lërë pa vemendje mesazhin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Krimesë, Sergei Aksenov, drejtuar Presidentit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në ruajtjen e paqes dhe qetësisë në territorin e republikës autonome ukrainase, deklaruan në administratën e Kremlinit.

Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës i ka dorëzuar një notë proteste Rusisë në lidhje me shkeljen e hapësirës ajrore dhe mosrespektimin e kushteve të qëndrimit të Flotës ruse të Detit të Zi në territorin e vendit, njoftohet në faqen e Internetit të ministrisë.

Rusia, Ukraina, MPJ, notë proteste, Flota e Detit të Zi

"Unë asnjëherë nuk i kam dhënë kurrëfarë urdhërash policisë për të qëlluar. Policia, ju e dini fort mirë, ishte e paarmatosur deri në momentin e fundit. Kur u bë krejtësisht real kërcënimi me vdekje për ta, kur mbi efektivët e ruajtjes së rendit nisën të qëllonin me armë, atëherë policia filloi të armatoset", - deklaroi Viktor Janukoviç në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç deklaroi të premten, në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don, se nuk do ta njohë kurrë vendimin e Parlamentit të Ukrainës për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të shtetit.

Ukraina duhet të mbetet e bashkuar dhe e pandashme, deklaroi Viktor Janukoviç sot gjatë konferencës për shtyp në Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç deklaroi se në qytetin rus Rostov-mbi-Don ndodhet tek miku i vet dhe se shpreson të marrë atje një strehim të përkohshëm.

"Trazirat, përleshjet dhe viktimat janë pasoja të krizës politike, rezultat i politikave të papërgjegjshme të Perëndimit, i cili ka nxitur e favorizuar Majdanin" - deklaroi Viktor Janukoviç (Victor Yanukovych) të premten në konferencën për shtyp në Rostov-mbi-Don.

"Mua nuk më ka rrëzuar askush nga pushteti, unë u detyrova të largohem nga Ukraina për shkak se më kanë kërcënuar", - deklaroi sot Viktor Janukoviç gjatë një konference për shtyp në qytetin rus Rostov-mbi-Don.

Viktor Janukoviç, i cili u detyrua të largohet nga Ukraina, po jep një konferencë për shtyp në Rostov-mbi-Don (Rusi).

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka ndërmend të këmbëngulë në ngritjen e çështjes së ekstradimit të qytetarit të Ukrainës, Viktor Janukovit (Victor Yanukovych), të shpallur në kërkim ndërkombëtar, thuhet në faqen zyrtare të Internetit të institucionit ukrainas.

Rusia, Ukraina, Viktor Janukoviç, ekstradim, Prokuroria e Përgjithshme, person i shpallur në kërkim
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2016
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2016
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31