×
Mbrojtja antiraket, Tetor 2013

Sistemi i ri i Mbrojtës antiraket, mbi krijimin e të cilit aktualisht po punon Japonia së bashku me SHBA-në, përmban natyrë thjesht mbrojtëse, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, përpara takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtme të Rusisë dhe Japonisë të formatit "dy plus dy".

Nën drejtimin e Komandantit Suprem, Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, u zhvillua një kontroll i papritur dhe stërvitjet ushtarake të forcave të frenimit bërthamor, të mbrojtjes ajroro-kozmike, flotës ushtarake dhe aviacionit të largët, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryetarit të shtetit, Dimitri Peskov.

Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Rumani ka për Rusinë më shumë rëndësi politike se sa ushtarake. Kompleksi në territorin e Rumanisë destinohet të unifikojë instalimet antiraketore të disa vendeve europiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Turqinë, Holandën dhe Spanjën.

Në jug të Rumanisë filluan punët për dislokimin e kompleksit evropian të mbrojtjes antiraket që po krijohet nga SHBA-ja dhe NATO. Në ish bazën ushtarake ajrore në Deveselu aty nga viti 2015 do të vendoset kompleksi multi-qëllimor amerikan i mbrojtjes kundërajrore "Aegis", i cili është i pajisur me raketa interceptuese "Standard-3".

Rusia dhe NATO nuk e kanë zgjidhur ende problemin e sistemit të mbrojtjes antiraket, konfirmoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, duke hapur takimin e parë në dy vitet e fundit të Këshillit NATO-Rusi në rang ministrash të mbrojtjes.

Republika e Koresë nuk ka ndërmend të marrë pjesë në sistemin rajonal të SHBA-së të Mbrojtjes antiraket në Azinë Verilindore, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i vendit, Kim Kwan-jin.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, sipas mendimit të kreut të administratës së Kremlinit Sergei Ivanov, bashkëpunojnë në mënyrë shumë pozitive në disa fusha, të tilla si "mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë", tha ai në një intervistë për disa botime ruse.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
21
22
24
25
26
27
28