×
Mbrojtja antiraket

Rusia mund të tërhiqet nga Traktati për shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO apo START), nëse SHBA-ja do të vazhdojë të zhvillojë sistemin e vet të mbrojtjes antiraketë, deklaroi Drejtori i Departamentit të Sigurisë dhe Çarmatimit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, Mihaill Uljanov (Mikhail Ulyanov).

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Rjabkov në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" iu përgjigj pyetjeve në lidhje me drejtimet kryesore të politikës së jashtme ruse.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Xhozef Bajden (Joseph Biden) mbërriti në Japoni për të diskutuar me Kryeministrin Shinzo Abe, në radhë të parë, situatën e shkaktuar nga krijimi prej Republikës Popullore të Kinës (RPK) të zonës së identifikimit të mbrojtjes ajrore të saj në Detin e Kinës Lindore. Pakënaqësinë e vet prej hapave të ndërmarrë nga Kina e shprehu edhe Koreja e Jugut.

Ushtarakët izraelitë së bashku me kolegët e tyre amerikanë përfunduan me sukses qitjet e dyta në kuadër të testimeve të sistemit të ri të Mbrojtjes antiraket "David’s Sling", të projektuar për interceptimin e raketave me rreze të shkurtër veprimi, deklaruan në Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit.

Sistemi i ri i Mbrojtës antiraket, mbi krijimin e të cilit aktualisht po punon Japonia së bashku me SHBA-në, përmban natyrë thjesht mbrojtëse, deklaroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë, Fumio Kishida, përpara takimit të ministrave të mbrojtjes dhe të jashtme të Rusisë dhe Japonisë të formatit "dy plus dy".

Nën drejtimin e Komandantit Suprem, Presidentit të Rusisë Vladimir Putin, u zhvillua një kontroll i papritur dhe stërvitjet ushtarake të forcave të frenimit bërthamor, të mbrojtjes ajroro-kozmike, flotës ushtarake dhe aviacionit të largët, njoftoi Sekretari për shtyp i Kryetarit të shtetit, Dimitri Peskov.

Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Rumani ka për Rusinë më shumë rëndësi politike se sa ushtarake. Kompleksi në territorin e Rumanisë destinohet të unifikojë instalimet antiraketore të disa vendeve europiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Turqinë, Holandën dhe Spanjën.

Në jug të Rumanisë filluan punët për dislokimin e kompleksit evropian të mbrojtjes antiraket që po krijohet nga SHBA-ja dhe NATO. Në ish bazën ushtarake ajrore në Deveselu aty nga viti 2015 do të vendoset kompleksi multi-qëllimor amerikan i mbrojtjes kundërajrore "Aegis", i cili është i pajisur me raketa interceptuese "Standard-3".

Rusia dhe NATO nuk e kanë zgjidhur ende problemin e sistemit të mbrojtjes antiraket, konfirmoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, duke hapur takimin e parë në dy vitet e fundit të Këshillit NATO-Rusi në rang ministrash të mbrojtjes.

Republika e Koresë nuk ka ndërmend të marrë pjesë në sistemin rajonal të SHBA-së të Mbrojtjes antiraket në Azinë Verilindore, deklaroi Ministri i Mbrojtjes i vendit, Kim Kwan-jin.

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, sipas mendimit të kreut të administratës së Kremlinit Sergei Ivanov, bashkëpunojnë në mënyrë shumë pozitive në disa fusha, të tilla si "mospërhapja e armëve të shkatërrimit në masë", tha ai në një intervistë për disa botime ruse.

Një testim i ri i sistemit të Mbrojtjes Antiraket të SHBA-së në kushte të afërta me realitetin planifiohet të mbahet në të ardhmen e afërt, njoftuan në kompaninë "Raytheon".

Shtetet e Bashkuara për herë të parë testuan elementët e sistemit të mbrojtjes antiraket, duke lëshuar nga deti njëherazi dy raketa interceptore me koka që shkëputen në drejtim të objektivit, njoftoi Pentagoni.

Veprimet e SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut në Lindjen e Largët nuk i përgjigjen shkallës së rrezikut kërcënues që vjen nga Koreja e Veriut, deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

 

Në Internet-portalin e Agjencisë Informative "Rajoni i ri" u botua artikulli i veteranit të shërbimit të zbulimit Oleg Razumovskij. Përsiatjet e tij në të kanë tërhequr tashmë vëmendjen e mediave në Hungari, Sllovaki, ndërsa në ditët e fundit edhe në Poloni.

Situata e krijuar me Edward Snowden nuk ka ndikuar në rrjedhën e negociatave mes Rusisë dhe SHBA-së për çështjen e Mbrojtjes antiraket (MAR), deklaroi për gazetarët ditën e mërkurë Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë, Anatoli Antonov.

SHBA-ja nuk do të braktisë planet e veta për vendosjen e raketave interceptore suplemetare të bazimit tokësor në Alaskë, pavarësisht dështimeve të herëpashershme gjatë testimit të tyre, njoftoi Zëdhënësi i Pentagonit, George Little.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet më 9 korrik me homologun e tij rumun Titus Korlecian, njoftoi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

Çështjen e reduktimit të armatimeve bërthamore duhet ta diskutojnë jo vetëm Rusia dhe SHBA, por dhe të gjitha vendet që posejdojnë armë të tilla. Kjo është deklaruar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, në Forumin e 17-të Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka shpallur një tender për furnizimin e sistemeve antiraket dhe atyre kundërajrore me rreze të mesme veprimi.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30