×
Olimpiada-Paralimpiada, Shtator 2013

Komiteti Organizativ "Soçi-2014" filloi shitjen e lirë të biletave për Lojrat Paralimpike Dimërore, të cilat do të mbahen për herë të parë në Rusi nga 7 deri më 16 mars të vitit të ardhshëm.

Ekuipazhi i radhës mbëriti në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Kozmonautët rusë të ekspeditës së 38-të Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanski i pret një mision i rëndësishëm. Në nëntor, ata duhet të nxjerrin në kozmos të hapur pishtarin e Lojërave Olimpike "Soçi-2014".

Trajnimi i vullnetarëve për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi tani është në kulmin e tij. Vullnetarët e Soçi-2014, ka shumë mundësi, të kenë shënuar tashmë më shumë se një rekord olimpik: për herë të parë vullnetarët po përgatiten jo vetëm në territorin e qytetit organizator, por në të gjithë Rusinë e madhe, për më tepër programi i trajnimit të vullnetarëve është më voluminozi në historinë e Lojrave Olimpike.

Në Lojrat Olimpike në Soçi shpresat kryesore të rusëve në sportin e sajave janë të lidhura me Albert Demçenkon dhe Tatjana Ivanovën.

Ka mbetur më pak se një muaj para fillimit të stafetës së pishtarit olimpik. Pishtari i ndezur do të niset drejt një udhëtimi rekord për nga kohëzgjatja e tij më 7 tetor nga Moska. Ai do të shëtisë pothuajse në 3 mijë qytete, do të ngjitet në Elbrus, do të dërgohet deri në fundin e shtratit të liqenit Bajkal dhe madje do të udhëtojë edhe drejt kozmosit​​.

Blerja e biletave do të jetë e mundur në faqen zyrtare të Internetit për shitjen e biletave të Lojrave Olimpike Dimërore dhe Lojrave Paralimpike Dimërore të vitit 2014: tickets.sochi2014.com.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
13
14
15
16
17
18
20
21
22
23
24
28
29
30