×
Olimpiada-Paralimpiada, Shkurt 2013
Në Rusi janë shitur tashmë më shumë se një milion maskota (talismanë
Biletat për Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi do të hidhen përsëri në shitje. Kaloi vetëm faza e parë e shitjes dhe jo të gjitha vendet në tribunat olimpike janë zënë, deklaruan organizatorët e Lojrave. Thashethemet se bileta për Olimpiadën e vitin 2014 nuk ka më filluan të qarkullojnë pas asaj, kur biletat më të lira u blenë brenda disa orëve mbas fillimit të shitjes së tyre në faqen e Lojrave Olimpike (online). Vërtetë, shumë shpejt u shitën në mënyrë të rrufeshme edhe biletat për vendet më të shtrenjta në tribuna.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) planifikon reduktimin e disiplinave sportive, që përfshihen në programin e Olimpiadës së vitit 2020.
Nga dita e sotme në vend do të hapet një faqe Interneti për shitjen e biletave për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të vitit 2014, deklaroi Presidenti i Komitetit Organizativ të "Soçi-2014" Dimitri Çernishenko.
Deri në momentin e fillimit të Olimpiadës Dimërore ka mbetur plot një vit kohë. Në qendër të Moskës u lansua ora, e cila do të numërojë kohën deri në momentin e fillimit të ceremonisë së hapjes së Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi. Së bashku me kryeqytetin rus orë të tilla nisën të punojnë sot edhe në 7 qytete të tjera të vendit.
Habarovsk u bë qyteti i parë rus, në të cilin nisi numërimi mbrapsht (countdown) deri në momentin e fillimit të Olimpiadës në Soçi. Atje u organizua ceremonia e vendosjes së orës simbolike.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
4
5
6
8
9
10
11
13
14
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
28