×
Interneti, Gusht 2013

Në rrjetin social Facebook nën maskën e një videoje nga miqtë po përhapet një program keqbërës me shpejtësi 40 mijë sulme në orë, tashmë janë prekur mbi 800 mijë përdorues të shfletuesit (ang. browser) Google Chrome, njoftuan mediat.

Grupi radikal "Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit" i lidhur me organizatën terroriste ndërkombëtare "Al-Qaeda" kërcënoi të derdhë mbi autoritetet e Sirisë "një vullkan hakmarrje", në qoftë se do të konfirmohen njoftimet mbi përdorimin e armës kimike nga forcat qeveritare siriane pranë Damaskut.

Shërbimet speciale britanike drejtojnë një bazë sekrete në Lindjen e Mesme, misioni i të cilës është interceptimi i thirrjeve telefonike dhe survejimi i korrespondencës në rrjetin Internetit, shkruan gazeta "The Independent", duke cituar dokumentet e deklasifikuara nga ish-bashkëpunëtori i CIA-s në arrati, Edward Snowden.

Motori i kërkimit Google në bazë të përfundimit të tregtimit në bursë më 19 gusht është vlerësuar në 288 miliardë $.

Mbyllja e serviseve të korporatës Google, që ndodhi natën e së premtes duke u gdhirë e shtuna, shkaktoi një rënie pothuajse të dyfishtë të trafikut global të Internetit.

Sistemi më i madh i pagesave në botë PayPal nga data 17 shtator do të lejojë pagesën e blerjeve në dyqanet online me rubla.

Babai i ish-oficerit të shërbimeve amerikane të zbulimit Edward Snowden, Lon Snowden, informoi avokatët e tij se për herë të parë për gjithë këtë kohe arriti të kontaktojë drejtpërsëdrejti me djalin e tij.

Agjencia Aerokozmike Amerikane NASA hapi faqen e vet të parë të Internetit në gjuhën ruse - seksioni rus u hap në portalin e Internetit me imazhe nga sipërfaqja e Marsit, të bëra prej kamerës "HiRISE" në bordin e sondës "MRO".

Kompania ajrore "Emirates Airlines" nisi të ofrojë një shërbim të ri për klientët më të pasur.

Autoritetet vjetnameze miratuan një ligj, i cili ndalon diskutimin e çështjeve të politikës së brendshme në Internet.

Është zbuluar një virus kompjuterik, i cili shfrytëzon dobësinë në shfletuesin (ang. browser) Firefox për privimin e përdoruesve të rrjetit Tor nga anonimiteti.

Në SHBA Interneti për herë të parë ia ka kaluar televizionit për nga sasia e kohës, të cilën një amerikan i rritur kalon në mjedisin mediatik.

Kompanitë e mëdha private të telekomunikacionit i kanë ofruar shërbimeve britanike të zbulimit një ndihmë shumë më të madhe nga ajo që parashikohej më parë për survejimin e përdoruesve të Internetit.

Interneti është një hapësirë lirie, e cila duhet të mbrohet ende nga propaganda e ekstremizmit, pedofilia, vetëvrasja dhe lëndët narkotike, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në takimin me pushuesit e kampit të rinisë "Seliger".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
3
4
7
9
10
11
12
13
14
16
17
18
21
22
24
25
26
27
29
30
31