|
|
Rusia ka deklaruar gatishmërinë e saj për të investuar suplementarisht në ekonominë serbe mbi 5 miliardë euro. Sferat me interes të ndërsjelltë janë energjetika, industria dhe sfera sociale.
Sot në Indonezi u hap Ekspozita ndërkombëtare mbi energjetikën, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike - evenimenti më i madh industrial në rajonin e Azi-Paqësorit.
Rusia do të vazhdojë të diskutojë me Komisionin Evropian problemet e "Paketës së Tretë të Energjisë" në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), pasi ajo, sipas mendimit të Rusisë, po çon drejt shkeljes nga ana e BE-së të obligimeve të veta ndaj Organizatës, deklaroi Drejtori i Departamentit të negociatave tregtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Maksim Medvedkov.
Presidentin rus Vladimir Putin, në një takim kushtuar zhvillimit të rajonit, bëri thirrje për ta shndërruar Sahalinin në një qendër energjetike të klasit botëror. Kryetari i shtetit beson se rritja e prodhimit të hidrokarbureve duhet të shoqërohet me vënien në shfrytëzim të ndërmarrjeve dhe uzinave të reja moderne të naftës e të gazit dhe aktivizimin e industrisë kimike.
Këshilli Botëror i Naftës - ngjarja më e rëndësishme në industrinë e naftës - do të mbahet në Moskë në qershor të vitit të ardhshëm. Rusia do të jetë organizatorja e Këshillit për herë të dytë në historinë e tij 80-vjeçare.