×
Gazprom, 2013

Koncerni rus "Gazprom" dhe Holdingu gjerman Basf SE nënshkruan marrëveshjen për shkëmbimin e aseteve në mes të "Gazprom" dhe "Wintershall Holding GmbH" ("bijë" 100% e Basf).

Kompania "Gazprom" ka filluar prodhimin e naftës në vendburimin Prirazllomnoje (Prirazlomnoye), i cili është projekti i parë në historinë e Rusisë i destinuar për shfrytëzimin e burimeve të shelfit Arktik rus, thuhet në njoftimin për shtyp të Holdingut të gazit.

Komisioni Evropian javën e kaluar ia ka hyrë punës për studimin e materialeve të "Gazprom-it" për zgjidhjen e çështjes që ka të bëjë me hetimin antitrust të BE-së, njoftoi të mërkurën Nënkryetari i Komisionit Evropian përgjegjës për politikën e konkurrencës, Joaquín Almunia.

Rusia ka ndërmend të investojë në letrat me vlerë të Ukrainës 15 miliardë $. Në të njëjtën kohë çmimi i gazit për Kievin do të reduktohet përkohësisht deri në pothuajse 1.5 herë. Në këto marrëveshje arritën presidentët rus dhe ukrainas, respektivisht Vladimir Putin dhe Viktor Janukoviç.

Kompania ruso-hungareze South Stream Hungary Zrt dhe Konsorciumi Ndërkombëtar i organizatave të projektimit kanë nënshkruar një kontratë për realizimin e punimeve projektuese dhe studimore të seksionit hungarez të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore").

Negociatat midis "Gazprom" dhe "Naftogaz i Ukrainës" deri më tani nuk kanë dhënë asnjë rezultat, njofton Kreu i kompanisë ruse, Aleksei Miller. 

"Gazprom" llogariti se kërkesat e Evropës për gaz të importuar do të rriten deri në 145 miliardë metra kub deri në vitin 2025, ndërkohë që deri në vitin 2035 - në 185 miliardë metra kub. 

Përfaqësuesi zyrtar i kompanisë monopoliste ruse të gazit "Gazprom" Sergei Kuprijanov deklaroi se nuk po përgatitet asnjë ndryshim në kontratat e gazit me Ukrainën.

"Gazprom" dhe qeveria e Serbisë bashkërenditën datën e fillimit të ndërtimit të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"), i cili do të sjellë gazin rus direkt në Evropë. Ndërtimi i seksionit serb të tubacionit do të fillojë tashmë që në fund të javës së ardhshme. Përveç kësaj, planifikohet edhe ndërtimi i degëve të reja të këtij gazsjellësi - në Kosovë, Maqedoni dhe në formimin shtetëror Republika Srpska.

Ndërprerja e blerjeve të gazit rus nga Ukraina mund të shkaktojë probleme me kalimin tranzit të gazit në Europë gjatë periudhës së dimrit, mendon Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Sigurisë Energjetike Kombëtare të Rusisë, Aleksei Grivaç.

"Naftogaz i Ukrainës" ndërpreu blerjen e gazit nga kompania ruse "Gazprom".

"Naftogazi i Ukrainës" filloi t’i paguajë kompanisë ruse të naftës dhe gazit "Gazprom" borxhin për karburantin e furnizuar asaj në muajin gusht.

Ukraina, në rast të një qasjeje formale të Rusisë në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, mund t'i refuzojë mbështetjen "Gazprom-it" gjatë periudhave të pikut, kur është e rëndësishme të ruhet vëllimi i duhur i gazit tranzit në Europë.

Kreu i kompanisë ruse "Gazprom", Aleksei Miller, ofroi mundësinë e shitjes së gazit për Ukrainën me parapagesë në lidhje me shkeljen nga ana e këtij vendi të kushteve të pagesave.

Kryetari i Bordit Drejtues të kompanisë ruse "Gazprom" Aleksei Miller deklaroi se Ukraina ende nuk ka paguar për furnizimin e saj me gaz në muajin gusht - 882 milionë $.

Kompania ruse e gazit "Gazprom" mund të rifillojë negociatat mbi përfshirjen e saj në projektet gjermane të gazit "Wintershall" në Argjentinë.

Kompania ruse "Gazprom", sipas të dhënave paraprake, në korrik të vitit 2013 rriti furnizimet e gazit në vendet e huaja me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar - deri në 14.037 miliardë m³, thuhet në njoftimin e holdingut rus të gazit.

Kompania ruse e naftës "Rosneft" filloi punimet për eksplorimin gjeologjik në shelfin rus të Detit Barenc. Partnerja e Rusisë në këtë projekt është kompania italiane ENI.

Kompania energjetike ruse "Gazprom" kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do ta ruajë gazin në objektet ukrainase të magazinimit nëntokësor, deklaroi të premten Kreu i gjigandit të gazit rus, Aleksei Miller.
Kompania energjetike ruse "Gazprom" ka si qëllim rritjen e aktiveve të saj në tregun global të gazit natyror të lëngëzuar deri në 15%, njoftoi Kreu i kompanisë Aleksei Miller.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
30
31