×
Gazprom, Nëntor 2012
Për shkak të rënies së kërkesës konsumatore evropiane dhe zbatimit të “Paketës së Tretë të Energjisë”, në bazë të llogaritjes së rezultateve vjetore, "Gazprom-in" e pret reduktimi i eksporteve të gazit me 4-5 për qind. "Gazprom-i" vazhdon ta konsiderojë Europën si një treg prioritar për shitjen e gazit të vet. Për të forcuar sigurinë e saj në sferën e energjetikës kompania ruse po realizon mega projekte për ndërtimin e sistemeve të gazsjellësve. U vu në shfrytëzim tashmë tubacioni i gazit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”), është gati për të filluar ndërtimi i gazsjellësit “South Steam” ("Rryma Jugore").
Në Moskë u mbajt Forumi "Gazi i Rusisë-2012". Diskutimi në të u përqëndrua rreth çështjeve të tilla si rritja e prodhimit të gazit natyror nga kompanitë ruse, dinamika e eksporteve, taksimi i prodhuesve. U morr në konsideratë edhe iniciativa e tregtimit të gazit rus në bursë.
Rusia përfundoi procesin e bashkërendimit të projektit të ndërtimit të tubacionit të gazit "South Stream" (“Rryma Jugore”) me të gjithë pjesëmarrësit e tij. Vendi i fundit që nënshkroi protokollin për vendimin e investimeve në lidhje me gazsjellësin u bë Bullgaria. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Sofje nga Holldingu bullgar i energjisë dhe koncerni rus “Gazprom”.
Autoritetet e Irakut i dhanë ultimatum "Gazprom-it" - ose ai do të anulojë kontratat për përvetësimin e vendburimeve të naftës në Kurdistan, ose qeveria qendrore do të rreshtë së punuari me kompaninë ruse të gazit.
Bullgaria dhe Rusia kanë arritur në marrëveshje parimore në lidhje me kontratat e gazit. Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit të Bullgarisë Deljan Dobrev i paraqiti projektin "South Stream" (“Rryma Jugore”) Komisionit ekonomik në Parlament. Sipas fjalëve të zyrtarit bullgar, gazsjellësi është i një rëndësie prioritare për vendin, meqenëse ky korridor diversifikon furnizimet e gazit natyror në BE.
Kompani shtetërore polake e gazit "Polskie Gornictwo Naftowe i Gazownictwo" arritti të përfitonte një ulje çmimi të karburantit nga koncerni rus "Gazprom", njofton Agjencia Reuters, duke iu referuar botimit polake "Gazeta Wyborcza".
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
2
3
4
5
7
8
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
23
24
25
26
27
28
29
30