×
gazi, Nëntor 2012
Ditën e premte dhjetë persona, sipas njoftimeve paraprake, u lënduan si rezultat i shp
Daljet në sasi të mëdha të arit nga ekonomia turke, të regjistruara në vitet e fundit, kanë shërbyer si formë pagese për gazin iranian, çka është konfirmuar nga Zëvendëskryeministri turk Ali Babacan, njofton sot gazeta "The Wall Street Journal Europe".
Për shkak të rënies së kërkesës konsumatore evropiane dhe zbatimit të “Paketës së Tretë të Energjisë”, në bazë të llogaritjes së rezultateve vjetore, "Gazprom-in" e pret reduktimi i eksporteve të gazit me 4-5 për qind. "Gazprom-i" vazhdon ta konsiderojë Europën si një treg prioritar për shitjen e gazit të vet. Për të forcuar sigurinë e saj në sferën e energjetikës kompania ruse po realizon mega projekte për ndërtimin e sistemeve të gazsjellësve. U vu në shfrytëzim tashmë tubacioni i gazit "Nord Stream" (“Rryma Veriore”), është gati për të filluar ndërtimi i gazsjellësit “South Steam” ("Rryma Jugore").
Në Moskë u mbajt Forumi "Gazi i Rusisë-2012". Diskutimi në të u përqëndrua rreth çështjeve të tilla si rritja e prodhimit të gazit natyror nga kompanitë ruse, dinamika e eksporteve, taksimi i prodhuesve. U morr në konsideratë edhe iniciativa e tregtimit të gazit rus në bursë.
Rusia përfundoi procesin e bashkërendimit të projektit të ndërtimit të tubacionit të gazit "South Stream" (“Rryma Jugore”) me të gjithë pjesëmarrësit e tij. Vendi i fundit që nënshkroi protokollin për vendimin e investimeve në lidhje me gazsjellësin u bë Bullgaria. Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Sofje nga Holldingu bullgar i energjisë dhe koncerni rus “Gazprom”.
Bullgaria dhe Rusia kanë arritur në marrëveshje parimore në lidhje me kontratat e gazit. Ministri i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit të Bullgarisë Deljan Dobrev i paraqiti projektin "South Stream" (“Rryma Jugore”) Komisionit ekonomik në Parlament. Sipas fjalëve të zyrtarit bullgar, gazsjellësi është i një rëndësie prioritare për vendin, meqenëse ky korridor diversifikon furnizimet e gazit natyror në BE.
Kompani shtetërore polake e gazit "Polskie Gornictwo Naftowe i Gazownictwo" arritti të përfitonte një ulje çmimi të karburantit nga koncerni rus "Gazprom", njofton Agjencia Reuters, duke iu referuar botimit polake "Gazeta Wyborcza".
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
1
2
3
4
5
7
8
10
11
12
13
14
15
17
18
19
20
23
24
25
27
28
29